Projekti për hidrogjenin e gjelbër në Adriatik - Nisma që përfshin Slloveninë, Kroacinë, Italinë pritet të përfundojë në 2026

Kristi Ceta/SCAN
Një nismë e përbashkët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Italisë do të prodhojë hidrogjen të gjelbër në kuadër të projektit të Luginës së Hidrogjenit në Adriatikun e Veriut (NAHV). Produkti i krijuar do të zëvendësojë lëndët djegëse fosile, kryesisht në industri dhe transport, sipas mediave lokale.
Shtatëmbëdhjetë nënprojekte janë duke u zbatuar në Kroaci, Slloveni dhe provincën italiane të Friuli Venezia Giulia. Shumë prej tyre janë në fazë të avancuar, tha koordinatorja e projektit dhe kreu i Sektorit të Kërkimit dhe Investimeve në ndërmarrjen shtetërore sllovene të energjisë HSE. Kilogramët e parë të hidrogjenit të gjelbër, sipas saj, priten të prodhohen në vitin 2026.
Projekti filloi një vit më parë me një plan për të zgjatur gjashtë vjet. Prodhimi total i hidrogjenit duhet të arrijë në 5,000 tonë, thanë zëdhënësit në takimin e mbajtur në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Rijekës në Kroaci.
Përveç prodhimit, impianti duhet të krijojë të gjithë ekosistemin e teknologjive të hidrogjenit, në transport dhe energji. Pjesëmarrësit synojnë të krijojnë luginën e parë ndërkombëtare të hidrogjenit në Bashkimin Evropian.
Ishulli Cres i Kroacisë është bërë një partner i ri në projekt. Bashkia lokale synon të instalojë stacione mbushjeje dhe magazinimi për hidrogjenin, si dhe të përdorë anije me karburant hidrogjeni.
Lugina e Hidrogjenit në Adriatikun e Veriut u krijua në kuadër të nismës së Bashkimit Evropian Horizon Europe. BE-ja ka dhënë grante nga Partneriteti i Hidrogjenit të Pastër për 13 lugina hidrogjeni, me NAHV që ka marrë 25 milionë euro financim.
BE dëshiron të ketë 50 lugina hidrogjeni në ndërtim ose në funksion deri në vitin 2030. Ato parashikohen si grupime lokale industriale ose transporti për prodhim dhe furnizim në nivel lokal.
Sondazh

Cilat janë masat për “higjienën” kibernetike? - Forcat e Armatosura, plan për “kit mobile” për të hetuar sulmet
Diamila Leka/ SCAN Jemi thuajse tre vite më pas nga data ku të dhënat tona sensitive apo personale u bënë publike. E tashmë kemi të drejtë të themi që......

“Investo në tokën tënde – Paketa e Maleve” - Gati projektligji për zhvillimin e ekonomisë malore
Diamila Leka/ Scan Në Konsultime Publike ka dalë projektligji “Për Shitjen e Pasurive të Paluajtshme Shtetërore Poseduesëve Faktikë Jo pronarë në Zonat......

Përjashtimet nga suvencionimi, penalizohen prodhuesit e qumështit - Zusi: Me politika të drejta është e mundur rritja e prodhimeve bujqësore
Skemat e mbështetjes në bujqësi nuk marrin në konsideratë nevojat reale të fermerëve. Për biznesin e agropërpunimit kjo shkaktohet nga përjashtimet që......

Gushti i aksidenteve, shtimi i trafikut i bën rrugët më të rrezikshme - Krahasuar me 2023 pati 48% më shumë ‘përplasje’, shumica të premteve
Shtimi i trafikut në rrugët tona përkthehet menjëherë në më shumë aksidente. Kjo jo për arsye të rrugëve por të drejtuesve të mjeteve. Këtë e konfirmon......

Rekord investimesh në turizëm - Green Coast prezanton risitë dhe vizionin e së ardhmes
Pas një investimi rekord në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me turizmin elitar në botë, Green Coast ka prezantuar risitë dhe......

Dialogu Global i Berlinit, Balluku: Investitorët gjermanë, interes për Shqipërinë
Në Berlin, u zhvillua Dialogu Global i Berlinit. Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Financave dhe Ministren e Turizmit e Mjedisit......

Inflacioni i Eurozonës bie nën objektivin e BQE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Rënia nën objektivin prej 2% ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimeve të energjisë. Megjithatë, ekonomia evropiane mund të mos......

“Thelbësore, ruajtja e stabilitetit të çmimeve” – Sejko, në Konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut
Diamila Leka/Scan Guvernatori Sejko mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti......