Dialogu Global i Berlinit, Balluku: Investitorët gjermanë, interes për Shqipërinë

Në Berlin, u zhvillua Dialogu Global i Berlinit. Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Financave dhe Ministren e Turizmit e Mjedisit ishte e pranishme për të diskutuar me të gjithë partnerët e tjerë përsa i përket sfidave të mëdha që ka tashmë Europa, por sigurisht edhe vendet e vogla, ashtu siç klasifikohet Shqipëria, Luksemburgu, Hungaria dhe vende të tjera.
"Mora pjesë në disa nga këto panele për të diskutuar dhe për të dhënë eksperienca më të mira që Shqipëria tashmë po aplikon, si për industrinë turizmit ashtu dhe për t’u bërë sa më tërheqëse për investitorët e huaj.
Gjatë ditës së sotme patëm mundësi që të uleshim dhe me një pjesë të investitorëve gjermanë të cilët janë të interesuar për të investuar në vendin tonë dhe për t'i informuar ata për të gjithë skemat e taksimit apo dhe të gjithë incentivat që po aplikohen në vendin tonë.
Dialogu Global i Berlinit mbetet një nga Forumet më të rëndësishme dhe Shqipëria nuk duhet të humbasë asnjë rast për të promovuar veten e saj në të gjitha këto Forume ndërkombëtare dhe për të bërë të ditur për të gjithë investitorët e huaj se tashmë vendi plotëson çdo kusht për t’u konsideruar si një vend i Bashkimit Europian, duke pasur parasysh hapjen e negociatave që ne presim në ditët në vijim" deklaroi Balluku.
Sondazh

Inflacioni i Eurozonës bie nën objektivin e BQE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Rënia nën objektivin prej 2% ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimeve të energjisë. Megjithatë, ekonomia evropiane mund të mos......

“Thelbësore, ruajtja e stabilitetit të çmimeve” – Sejko, në Konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut
Diamila Leka/Scan Guvernatori Sejko mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti......

Shërbimet në e-Albania do të rizhvillohen - AKSHI hap tenderin 17.2 mln euro. Rëndësi për qytetarët dhe bizneset
Ola Mitre / SCAN Shërbimet elektronike që ofrohen në portalin e-Albania do të rizhvillohen. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur......

Financimi digjital në zonat rurale - Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i shlyejnë detyrimet financiare online
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka po përmbushin nevojën e sektorit të bujqësisë për më shumë financim, duke ofruar më tepër kredi dhe......

1 milion kontrata sigurimi në 8 muaj - AMF: Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 16.35 mld lekë
Hamit Yzeiraj/SCAN Gjatë periudhës janar - gusht 2024, tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme. Të ardhurat nga primet e......

Ndërtimi dhe shërbimet “ushqejnë” ekonominë - Rritja e PBB në gjysmën e parë të vitit arrin në 3.9%
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit dhe shërbimeve japin kontributin kryesor në ekonominë shqiptare, ndërsa rritja ekonomike për gjysmën e parë......

Kreu i ri i NATO-s thekson mbështetjen për Ukrainën - Rutte, “i pashqetësuar” për pasojat e zgjedhjeve të SHBA brenda aleancës
Kristi Ceta/SCAN Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme......

Ekonomia u rrit me 4,06% në tremujorin e dytë
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B)......