Shqipëria Postuar më 1 Tetor 2024, 13:41

Financimi digjital në zonat rurale - Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i shlyejnë detyrimet financiare online

Nga SCAN TV
Financimi digjital në zonat rurale - Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i

Ledina Elezi/SCAN

 

Institucionet financiare jo banka po përmbushin nevojën e sektorit të bujqësisë për më shumë financim, duke ofruar më tepër kredi dhe qasje online në të gjitha shërbimet financiare.

Me qëllim rritjen e aksesit në financë në zonat rurale, për një periudhë shtatëvjeçare është zbatuar një projekt nga FED Invest, Ambasada e Holandës në Shqipëri, Fondi Evropian për Evropën Juglindore dhe Rabo Partnerships.

Administratori i FED Invest, Perlat Sulaj, theksoi se nga ky projekt kanë përfituar me mijëra fermerë dhe sipërmarrës të zonave rurale, ku përveç shtimit të kredisë janë ofruar edhe shumë shërbime të reja financiare.

Falë këtij projekti, mbi 50% e popullsisë në zonat rurale i marrin shërbimet financiare online, u shpreh Zëvendësadministratori Behar Gjoni.

Bashkëpunimi me partnerë të huaj ka ndihmuar në zgjerimin e shërbimeve financiare që ofrohen në zonat rurale, të produkteve të reja të kredisë dhe kryerjen e pagesave përmes portofolit digjital.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat