Shqipëria Postuar më 1 Tetor 2024, 10:48

Rënie e besimit në tregti, treguesit e tjerë përmirësohen - Vrojtimi i BSH/ Industria, ndërtimi dhe shërbimet tregojnë rritje të qëndrueshme

Nga SCAN TV
Rënie e besimit në tregti, treguesit e tjerë

Armela Duka/SCAN

 

Treguesi i ndjesisë ekonomike për muajin shtator të këtij viti u rrit me 0.6 pikë duke vazhduar trendin pozitiv të muajve të fundit. Kështu, shifrat e Bankës së Shqipërisë nëpërmjet "Vrojtimit të Besimit Konsumator dhe të Biznesit" sinjalizojnë se ky tregues qëndron rreth 1.2 pikë mbi mesataren  historike afatgjatë  dhe kjo rritje u nxit kryesisht nga besimi i shtuar në sektorët kryesorë si industria, ndërtimi dhe shërbimet.

Pas përpunimit të të dhënave nga “Scan Intel” ndryshimet e treguesve të tjerë paraqiten si më poshtë: Treguesi i besimit në tregti shënoi një rënie prej 2.3 pikësh në shtator, pas rritjes prej 6.1 pikësh që pati muajin e kaluar.

Edhe pas kësaj rënie, treguesi mbetet rreth 10 pikë mbi mesataren historike duke treguar një besim të qëndrueshëm në sektorin e tregtisë. Kjo ulje e treguesit të besimit në këtë sektor  u nxit kryesisht nga pritjet pesimiste për një rënie të mundshme në nivelin e punësimit në të ardhmen, ndërsa ndikim më të vogël pati vlerësimi negativ mbi ecurinë aktuale të bizneseve. Në të kundërt, treguesit e tjerë paraqiten me rritje përveç treguesit të besimit konsumator i cili ruajti të njëjtin nivel me muajin e mëparshëm.

Treguesi i besimit në industri shënoi një rritje prej 2.5 pikësh. Ky tregues është 14 pikë mbi mesataren historike, çka pasqyron pritje më optimiste nga bizneset  për prodhimin aktual dhe për porositë e ardhshme nga eksportet. Nga ana tjetër, treguesi i besimit në shërbime u rrit me 3.1 pikë përqindje në shtator. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i treguesit qëndron 18 pikë përqindje  mbi mesataren historike

Ndërsa rritja për treguesin e besimit në ndërtim ka qenë modeste prej 1.2 pikësh. Kjo rritje erdhi kryesisht nga optimizmi i bizneseve për aktivitetin aktual në ndërtim. Pritjet për punësimin në këtë sektor janë përmirësuar, ndërsa pritjet për çmimet kanë shënuar një ulje të lehtë, duke sugjeruar stabilitet në tregun e punës, por me një tendencë të zbutur të çmimeve në të ardhmen.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......