Shqipëria Postuar më 1 Tetor 2024, 10:35

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në janar-gusht niveli arriti në 17.59%

Nga SCAN TV
Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në janar-gusht niveli

Ola Mitre / SCAN

 

Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.56%, apo 1.59 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.15%. Të dhënat janë publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që tregojnë tendencën rënëse të raportuar edhe gjatë muajve të mëparshëm.

Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike, ndërsa e dyta përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Gjatë këtij viti janë raportuar një sërë investimesh në rrjet, çka mund të kenë ndikuar në përmirësimin e humbjeve, por edhe aksionet për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme nga OSHEE nuk kanë munguar.

Ndërkaq, vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë publik objektivin për uljen e sasisë së energjisë që humbet në rrjet në 17.93%, deri në fund të këtij viti. Ky target konsiderohet ambicioz, duke marrë në konsideratë se tejkalon objektivat e vendosur nga qeveria për reduktimin e humbjeve.

Sipas planit të rishikuar nga Këshilli i Ministrave, viti 2024 duhet të mbyllet me një nivel humbjesh prej 18.5% apo 0.57% më shumë sesa synohet të arrihet nga OSHEE. Po ashtu, sipas këtij plani, në vitin 2025 humbjet duhet të jenë në nivelin 18.1%, ndërsa në 2026-ën 17.8%.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......