Britania mbyll centralet me qymyr - Bëhet vendi i parë i G7 që merr këtë vendim

Kristi Ceta/SCAN
Britania do të bëhet vendi i parë i G7 që do t'i japë fund prodhimit të energjisë me qymyr me mbylljen e centralit të saj të fundit. Ky vendim do t'u japë fund mbi 140 viteve të energjisë së prodhuar me qymyr në vend.
Në vitin 2015, Londra njoftoi planet për të mbyllur fabrikat e qymyrit brenda dekadës së ardhshme, si pjesë e masave më të gjera për të arritur objektivat klimatikë. Në atë kohë, pothuajse 30% e energjisë elektrike të vendit vinte nga qymyri, por kjo shifër kishte rënë në pak më shumë se 1% vitin e kaluar.
“Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar se është e mundur të heqësh dorë nga energjia e qymyrit me një shpejtësi të paprecedentë,” tha Julia Skorupska, Kryetare e Sekretariatit Poëering Past Coal Alliance, një grup prej rreth 60 qeverish kombëtare që kërkojnë t'i japin fund energjisë së qymyrit.
Rënia e energjisë së qymyrit ka ndihmuar në uljen e emetimeve të gazeve serrë në Britani, të cilat janë përgjysmuar që nga viti 1990. Londra, e cila ka një objektiv për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050, planifikon gjithashtu të dekarbonizojë sektorin e energjisë elektrike deri në vitin 2030, një lëvizje që do të kërkojë një rritje të shpejtë të energjisë së rinovueshme nga era dhe dielli.
Emetimet nga energjia përbëjnë rreth tre të katërtat e emetimeve totale të gazeve serrë dhe shkencëtarët kanë thënë se përdorimi i lëndëve djegëse fosile duhet të frenohet për të përmbushur objektivat e vendosura nga marrëveshja e Parisit për klimën.
Në prill, vendet e mëdha të industrializuara të G7 ranë dakord të heqin energjinë e qymyrit në gjysmën e parë të dekadës së ardhshme, por gjithashtu u dhanë pak liri ekonomive që varen shumë nga qymyri.
“Ka shumë punë për të bërë në mënyrë që objektivi i vitit 2035 të përmbushet dhe të çohet përpara në vitin 2030, veçanërisht në Japoni, SHBA dhe Gjermani,” tha Christine Shearer, Analiste Kërkimore e Global Energy Monitor. Energjia e prodhuar me qymyr ende përbën më shumë se 25% të elektricitetit në Gjermani dhe më shumë se 30% në Japoni.
Sondazh

Dosjet pa vendim nga ATP, çfarë mund të bëjnë pronarët? - Vorpsi: Të marrësh një përgjigje për pronat në gjykatë, duhen 15 vjet
Shpresat për rreth 7 mijë dosje të cilat nuk kanë një vendim nga ATP, për të marrë një përgjigje, qoftë edhe negative, e kapërcen afatin e 10......

Lajm i mirë për fermerët, Denaj: Hapen aplikimet për skemën kombëtare të investimeve në bujqësi
Nga sot të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në......

Ministri Hoxha propozon Ilir Prodën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit!
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emrin e Ilir......

Greqia nis shitjen e aksioneve të Bankës Kombëtare, e cila mund të mbledhë 727 milionë euro!
Edel Strazimiri / SCAN Greqia po përgatitet të shesë një 10% të aksioneve në Bankën Kombëtare të Greqisë, që përfaqëson fundin e një procesi......

Çfarë depozitash preferojnë qytetarët? - Arrin në 130 mln vlera e atyre me afat njëvjeçar. Vijojnë rënien ato me afate mujore
Ledina Elezi/SCAN Totali i depozitave në lekë ka pësuar një rënie të lehtë gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, vlera e......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, KESH dominoi gjenerimin me 55 % të totalit
Ola Mitre / SCAN Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të......

Sa drejtues mjeti kanë rishkuar në autoshkolla? - Në dy vite, vetëm 191 shoferë rifituan lejen e drejtimit
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjtishme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka dhënë informacion për të gjithë rezultatet e sesionit të rradhës për......

Vendet e BE “përzënë” 7,700 shqiptarë - Zëmë vendin e dytë për largimet pas Gjeorgjisë
Hamit Yzeiraj/SCAN Sipas të dhënave nga EUROSTAT përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian......