Bie prodhimi i energjisë në vend - Konsumi nuk ndryshon, KESH dominoi gjenerimin me 55 % të totalit

Ola Mitre / SCAN
Mungesa e reshjeve të shiut nuk ka favorizuar prodhimin e energjisë elektrike për periudhën janar – gusht të këtij viti. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë 8-mujorit u prodhuan rreth 5.4 mln mWh, duke shënuar rënie në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u gjenerua rreth 6.2 mln mWh energji.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se prodhimi u dominua nga hidorecentralet e Kaskadës së Drinit me 55% të energjisë totale. Sipas të dhënave nga ERE, pjesë e sasisë së energjisë së gjeneruar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ëhstë edhe energjia e prodhuar nga centrali diellor në Karavasta, sipas kontratës së lidhur mes palëve, si dhe impianti diellor i Qyrsaqit.
Ndërkaq, pjesa tjetër e impinateve diellore ku përfshihen prodhuesit e pavarur, ata në treg të lirë, si dhe fotovoltaikët e lidhur me rrjetin e OSSH, kanë gjeneruar në total 131 739 mWh energji, një sasi më e lartë se 8- mujori i vitit 2023, kur këto impinate prodhuan 44 885 mWh energji.
Konsumi total i energjisë për 8 - mujorin arriti në rreth 5.47 mln mWh energji, një nivel thuajse i njëjtë me atë të konsumuar në periudhën janar- gusht të vitit të kaluar, ku konsumi u regjistrua në 5.31 mln mWh.
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin u regjistrua në 17.56%, duke shënuar përmirësim në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 19.15%. Sa i takon nivelit të arkëtimeve, ai fiksohet në 99.3% ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 97.4% e faturave të gjeneruara nga OSHEE.
Sondazh

Sa drejtues mjeti kanë rishkuar në autoshkolla? - Në dy vite, vetëm 191 shoferë rifituan lejen e drejtimit
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjtishme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka dhënë informacion për të gjithë rezultatet e sesionit të rradhës për......

Vendet e BE “përzënë” 7,700 shqiptarë - Zëmë vendin e dytë për largimet pas Gjeorgjisë
Hamit Yzeiraj/SCAN Sipas të dhënave nga EUROSTAT përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian......

Kontroll të gjitha bizneseve që operojnë në turizëm - Plani/ Nga strukturat akomoduese, tek transporti dhe makinat me qira
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria do të bëjë një analizë të performancës së sektorit të turizmit, e cila do të synojë identifikimin dhe vlerësimin e......

Shqipëria dhe Kosova, të gatshme për të investuar në inovacion - 40% e bizneseve në rajon e kanë të pamundur alokimin e fondeve në kërkim & zhvillim
Armela Duka/SCAN Në një botë ku inovacioni është motori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën globale, investimet në kërkim dhe zhvillim......

Strategjia afatmesme e të ardhurave - Stefani: Rëndësi ka zbatimi i saj. Sulejmani: Epokë e re që synon individin
Lidion Kulla/Scan Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi gjatë prezantimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave përpara Këshillit Tatimor se......

INSTAT rivlerëson rritjen ekonomike - Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së. Rritja për vitin 2023 vlerësohet në 3.94%
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, bëjnë me dije se gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare, krahasuar me vitin......

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH hap tenderin për ndërtimin, pjesë e kredisë 70 mln euro të OSHEE-së
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri.......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të hënë të humbasë pikë duke u dobësuar sërish në raport me javën e shkuar teksa është blerë sot me 88.1 lekë dhe......