Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2024, 13:41

Sa drejtues mjeti kanë rishkuar në autoshkolla? - Në dy vite, vetëm 191 shoferë rifituan lejen e drejtimit

Nga SCAN TV
Sa drejtues mjeti kanë rishkuar në autoshkolla? - Në dy vite,

Diamila Leka/ Scan

 

Drejtoria e Përgjtishme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka dhënë informacion për të gjithë rezultatet e sesionit të rradhës për të gjithë ata drejtues të cilët kanë humbur pikët e Leje Drejtimit, por jo vetëm, si dhe për ata drejtues të cilët konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, gjithashtu për ata përsëritës në sjellje që rrezikojnë veten dhe të tjerët.

Sipas DPSHTRR, pas heqjes së pikëve të patentës, pra në 0 pikë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i rinënshtrohen testit teori si dhe praktikë.

Por cilat janë rezultatet e sesionit të rradhës së ritestimit?

Në të njëjta të dhëna, raportohet se në seancën e fundit të zhvilluar, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 28 kandidatë, nga ku vetëm 6 prej tyre rezultuan fitues.

Ndërkohë të dhënat e fundit janë se vetëm 191 persona, nga 1485 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjes së pikëve të patentës, e kanë rifituar Lejen e Drejtimit gjatë periudhës qershor 2022-shtator 2024.

E thënë ndryshe, që nga 1485 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 12.8% prej tyre klthehen në rrugë si drejtues mjeti.

Sipas sistemit, çdo drejtues mjeti, në momentin që fiton të drejtën për t’u pajisur me leje drejtimi, përfiton njëkohësisht një total prej 20 pikësh, të cilat mund të ulen deri në 0 pikë, ose të rriten deri në 30 pikë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat