Vendet e BE “përzënë” 7,700 shqiptarë - Zëmë vendin e dytë për largimet pas Gjeorgjisë

Hamit Yzeiraj/SCAN
Sipas të dhënave nga EUROSTAT përgjatë 3-mujorit të dytë të vitit rreth 7,700 shqiptarë që ndodheshin në vendet e Bashkimit Europian janë urdhëruar të largohen drejt vendeve të treta. Ky numër përbën një përqindje të konsiderueshme, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë pas Gjeorgjisë, e cila përbënte 10% të totalit.
Në total, rreth 96 mijë qytetarë janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së gjatë këtij tremujori. Duke parë të dhënat kombëtare, numri më i lartë i qytetarëve jo-bashkimi europian të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së u regjistrua në Francë me 31 mijë, Gjermania me rreth 13 mijë.
Nga ana tjetër Franca, Gjermania dhe Suedia regjistruan numrin më të lartë të njerëzve të rikthyer në vendet e treta. Mes qytetarëve jo-europianë të urdhëruar të largohen nga territori i një vendi të BE-së gjatë kësaj periudhe, qytetarët algjerianë dhe marokenë kishin pjesën më të madhe (nga 7% secili), të ndjekur nga turqit dhe sirianët (nga 6% secili).
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i largimeve nga vendi vazhdon të regjistrojë një rritje të qëndrueshme krahasuar me periudhat e kaluara. Kjo rritje sjell me vete problematika të ndryshme, si plakja e popullsisë dhe mungesa e profesionistëve në tregun e punës.
Sondazh

Kontroll të gjitha bizneseve që operojnë në turizëm - Plani/ Nga strukturat akomoduese, tek transporti dhe makinat me qira
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria do të bëjë një analizë të performancës së sektorit të turizmit, e cila do të synojë identifikimin dhe vlerësimin e......

Shqipëria dhe Kosova, të gatshme për të investuar në inovacion - 40% e bizneseve në rajon e kanë të pamundur alokimin e fondeve në kërkim & zhvillim
Armela Duka/SCAN Në një botë ku inovacioni është motori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën globale, investimet në kërkim dhe zhvillim......

Strategjia afatmesme e të ardhurave - Stefani: Rëndësi ka zbatimi i saj. Sulejmani: Epokë e re që synon individin
Lidion Kulla/Scan Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi gjatë prezantimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave përpara Këshillit Tatimor se......

INSTAT rivlerëson rritjen ekonomike - Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së. Rritja për vitin 2023 vlerësohet në 3.94%
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, bëjnë me dije se gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare, krahasuar me vitin......

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH hap tenderin për ndërtimin, pjesë e kredisë 70 mln euro të OSHEE-së
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri.......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të hënë të humbasë pikë duke u dobësuar sërish në raport me javën e shkuar teksa është blerë sot me 88.1 lekë dhe......

Jetëgjatësia e shëndetshme në BE - Malta kryeson. Danimarka e Letonia, në fund të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, Malta është vendi më i mirë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të reja......

Tregtia Rusi-BE, në rritje - Marrëdhëniet dypalëshe tejkaluan shifrën e 6 miliardë eurove
Kristi Ceta/SCAN Tregtia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u rrit në korrik për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe......