INSTAT rivlerëson rritjen ekonomike - Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së. Rritja për vitin 2023 vlerësohet në 3.94%

Xhorxhina Deda/SCAN
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, bëjnë me dije se gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare, krahasuar me vitin 2022, shënoi rritje në terma nominalë me 10.24% dhe në terma realë, ose në volum shënoi një rritje prej 3.94%. Në vitin 2022, rritja e PBB-së në terma realë është 4.83%, krahasuar me vitin 2021.
Këto vlerësime vijnë pasi “Instituti i Statistikave” ka rishikuar të dhënat e PBB-së duke i paraqitur ato me përmirësime në burime dhe metodologji bazuar me Kodin e Praktikave të Statistikave Europiane dhe Politikën e Harmonizuar Europiane për Rishikimin e Statistikave Makroekonomike.
Referuar të dhënave, shohim se Instat ka zhvlerësuar rritjen ekonomike të vitit 2022, për të cilin ishin dhe rezultatet finale. Para rishikimit rritja reale në vitin 2022 vlerësohej në 4.86%, ndërsa pas rishikimi vlerësohet në 4.83%. Ndërkohë, nëse flasim për vitin e kaluar, të dhënat thonë se rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto para rishikimit llogaritej në 3.45%, ndërsa pas llogaritet me 3.94%, pra 0.45 pikë më shumë. PBB me çmime korrente në vitin 2023 u vlerësua në rreth 23 miliardë euro, nga rreth 21 miliardë në vitin 2022, pra rritje me afërsisht 2 miliardë euro.
Përsa i përket strukturës së PBB-së, sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2023 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 47.96%, duke shënuar një rritje në terma realë me 8.26%. Industria dhe Ndërtimi përbëjnë 23.03% të PBB-së. Lidhur me ndryshimet e aktiveteteve kryesore të ekonomisë konstatojmë se në terma realë, Industria ra me 2.37% dhe Ndërtimi u rrit me 8.48%. Nga ana tjetër, Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi zënë 16.22% të PBB-së dhe paraqiten me një rënie prej 1.82% në terma realë.
Sa i përket kontributit, shohim se “Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor” patën ndikimin më të madh prej 1.65 pikë përqindje. “Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia” ndikoi me 1,00 pikë përqindje, “Ndërtimi” me 0,98 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale, administrative dhe mbështetëse” me 0,76 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 0,23 pikë përqindje, “Informacioni dhe komunikacioni” me 0,15 pikë përqindje.
Sondazh

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH hap tenderin për ndërtimin, pjesë e kredisë 70 mln euro të OSHEE-së
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri.......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të hënë të humbasë pikë duke u dobësuar sërish në raport me javën e shkuar teksa është blerë sot me 88.1 lekë dhe......

Jetëgjatësia e shëndetshme në BE - Malta kryeson. Danimarka e Letonia, në fund të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, Malta është vendi më i mirë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të reja......

Tregtia Rusi-BE, në rritje - Marrëdhëniet dypalëshe tejkaluan shifrën e 6 miliardë eurove
Kristi Ceta/SCAN Tregtia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u rrit në korrik për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe......

Holanda, mbi 50% e energjisë nga burime të rinovueshme - Qeveria synon të arrijë 70% të prodhimit deri në vitin 2030
Kristi Ceta/SCAN Për herë të parë, më shumë se gjysma e energjisë elektrike holandeze është prodhuar nga burime të rinovueshme, raporton zyra vendase e......

Monitorimi i hipertensionit me anë të zërit - “IA” studion veçoritë vokale për të zbuluar presionin e lartë të gjakut
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Klick Labs kanë bërë një zbulim inovativ në monitorimin e shëndetit. Ata kanë zhvilluar një teknikë të re, joinvazive që......

Puna.gov.al, 5.394 oferta punësimi për qytetarët - Ministri Gonxhja: Misioni, mbështetja dhe aftësimi i çdo punëkërkuesi
Ernilda Luzi/ Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se në Portalin......

Borxhi i Britanisë arrin 100% të PBB-së - Deficiti buxhetor vazhdon të rritet duke thelluar sfidat ekonomike
Kristi Ceta/SCAN Borxhi i qeverisë britanike goditi 100% të prodhimit ekonomik për herë të parë në dekadat e fundit dhe pati një tjetër deficit të madh......