Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2024, 10:26

Puna.gov.al, 5.394 oferta punësimi për qytetarët - Ministri Gonxhja: Misioni, mbështetja dhe aftësimi i çdo punëkërkuesi

Nga SCAN TV
Puna.gov.al, 5.394 oferta punësimi për qytetarët - Ministri

Ernilda Luzi/ Scan

 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur  në një postim në rrjetet sociale se në Portalin Kombëtar të Punësimit puna.gov.al, i cili ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, për periudhën janar- gusht 2024 është mundësuar që 7,824 të rinj deri në moshën 29 vjeç janë ndërmjetësuar në tregun e punës përmes shërbimeve të punësimit.

11,791 vajza dhe gra janë ndërmjetësuar në tregun e punës përmes Programeve të Nxitjes dhe Shërbimeve të Punësimit;

2,638 individë, përfitues të ndihmës ekonomike u punësuan ose kanë marrë formim profesional dhe 967 të papunë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian janë  integruar në Tregun e Punës.

Ministri Gonxhja thekson se misioni  është mbështetja dhe aftësimi i çdo punëkërkuesi.

Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Tanimë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive, dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të përshtatshëm për një vend pune përmes portalit puna.gov.al,  i krijuar për të mbështetur tregun shqiptar të punës

Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës, si dhe të lidhen me punëkërkuesit.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Amerika 22 Prill Kristi Ceta

A mundet Trump ta shkarkojë Powell nga Fed?

Presidenti Donald Trump ka vazhduar sulmin e tij verbal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, për shkak të refuzimit të Fed për të ulur më tej......