25 familje në Bashkinë Mat marrin çelësat e banesave - Cilët janë përfituesit e programit Kombëtar të Strehimit Social?

Diamila Leka/ Scan
Në kuadër të programit Kombëtar të Strehimit Social, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dorëzoi çelësat e apartamenteve për 25 familje në Burrel.
“Është për t’u thënë që njerëzit ta dëgjojnë dhe ta kuptojnë mirë, që me një paradhënie shumë modeste dhe pastaj me këste, të cilat duhet të jenë 13 mijë lekë të reja, 14 mijë lekë, apo 14 mijë e 500 lekë në muaj për 15 vjet, bëheni zot i apartamentit tuaj.” -ka thën Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Por cilët janë përfituesit e programit?
Përfitues janë 5 familje me persona me aftësi të kufizuara që tashmë do të kenë një hapësirë të përshtatshme për nevojat e tyre të veçanta. Tre nëna kryefamiljare që do të kenë një shtëpi të sigurt për t'u kujdesur për fëmijët e tyre. Dy familje me më shumë se këtër fëmijë dhe 12 çifte të reja që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre në një banesë të re.
Trualli në të cilin është ndërtuar objekti me sipërfaqje 4175 m2, dikur ka qenë ish ndërtesa e përpunimit të drurit, e paprivatizuar dhe është ofruar nga Bashkia Mat në funksion të EKB-së.
Ndërtimi i objektit në Burrel ka zgjatur 2.5 vjet. Ndërsa çmimi i kontratës së ndërtimit të objektit është 80.891.187 lekë dhe si vlerë totale objekti ka vlerën e 85,000,000 lekëve.
Në objektin e ndërtuar janë 9 njësi shërbimi dhe 12 garazhe automjetesh nëntokësore, për herë të parë në Mat. Objekti është i kolauduar me sistem kapot dhe efiçencë energjie.
Sondazh

Turizmi, Shqipëria 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt - EUROSTAT, pozicionim më mirë se Mali i Zi dhe RMV
Hamit Yzeiraj/SCAN Ndonëse mund të jetë lokomotiva që mund të tërheqë ekonominë e vendit në vitet në vijim, Shqipëria ka ende punë për të arritur......

Konferenca ndërkombëtare e turizmit në Tiranë - Kumbaro: 2 mld euro të ardhura në 6-mujorin e parë
Alida Lula / SCAN Tirana është kthyer sërish kryeqendër e eventeve europiane të turizmit. Në konferencën “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore......

“Mjekët vetëm me aprovim mund të dypunësohen” - Rama: Shkak, mësimet që nxorrëm nga Onkologjiku
Diamila Leka/ Scan Mjeku i njohur neurokirurg Kita Sallabanda ishte i ftuar në podcastin “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama, ku midis tjerave u......

Prezantohet Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 - Ministri Malaj: Drafti i strategjisë është konsultuar me BE dhe FMN
Hamit Yzeiraj/ SCAN Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar para Këshillit Tatimor Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027. Kreu i......

Qeverisja digjitale, 3 në 4 persona në vend janë përdorues - EUROSTAT: Kemi normën më të lartë në rajon për vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë vitit të kaluar, rreth 67% e qytetarëve të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur një faqe interneti ose një aplikacion të një......

Skema kombëtare e investimeve 2024 fuqizon akuakulturën - Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrjet
Ernilda Luzi/Scan Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së......

Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa pretenduar të zgjidhim këtë problem evropian
Ola Mitre / SCAN “U përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Evropë”. Në fjalën e mbajtur në Asambelën e......

Bernant Arnault, “në rënie të lirë” - Vlera neto e themeluesit të Louis Vuitton ra me 54 miliardë dollarë
Kristi Ceta/SCAN Jo gjithçka po shkon mirë për Bernard Arnault, pronarin e markave luksoze Louis Vuitton dhe Dior, pas një humbjeje të madhe prej 54......