Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2024, 11:37

Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa pretenduar të zgjidhim këtë problem evropian

Nga SCAN TV
Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa

Ola Mitre / SCAN

 

“U përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Evropë”. Në fjalën e mbajtur në Asambelën e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e emigrantëve dhe marrëveshja me Italinë, për ngritjen e kampit në Gjadër të Lezhës, që e konsideroi një shtrirje dore ndaj shtetit fqinj, në përpjekje për të lehtësuar vështirësitë me të cilat e ka ngarkuar pozicioni gjeografik.

“Nuk qëndruam duarlidhur, e duke u përpjekur që të ndërtonim e të shtonim diçka konstruktive bëmë pjesën tonë. Kjo qenie solidariteti e bashkëpunimi e marrëdhënie fqinjësie të mirë është në fakt boshti i politikës në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor”, - tha kryeministri.

Rama e paralelizoi këtë marrëveshje me ndihmën e dhënë ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe refugjatëve afganë dhe iranianë.

“Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë që synonte të gjunjëzonte vendin, duke fshirë të gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Ishin mjaft brutal, por dështuan mjerisht”, - tha Rama.

Kampi në Gjadër parashikohej të hapej në muajin shtator, por punimet nuk kanë përfunduar ende, duke shtyrë pritjen e emigrantëve për në muajt në vijim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat