Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 euro - Përfitues 150 mijë të punësuar në sektorin publik e privat

Alida Lula / SCAN
Nga 1 Tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro në muaj duke përfshirë të gjitha moshat. Janë mbi 150 mijë të punësuar, kryesisht në sektorin privat që përfitojnë nga hyrja në fuqi e vendimit.
Ky veprim është cilësuar një hap pozitiv nga eksperti i ekonomisë Jakup Bellaqa, në kuadër të masave të shumta që janë ndërmarrë.
Më herët paga minimale ishte prej 264 euro. Ajo u rrit para dy viteve, por për herë të parë caktohet edhe niveli i ri i pagës minimale që do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt.
Paga minimale në Kosovë ka qenë 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç, duke qenë vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë.
Ndërkohë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto që parashihet të hyjë në fuqi më 1 tetor 2024, e ka cilësuar pozitive për përmirësimin e kushteve të jetesës, por ka shprehur shqetësime se ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës.
Sondazh

Marrëveshje Shqipëri-Itali për Sigurinë Kibernetike - Synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha kyçe
Ernilda Luzi/Scan Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit......

Hotel dhe parkim me 5 kate mbi tokë në QSUT - FSHZH hap tenderin me fond limit 17 mln euro
Ola Mitre / SCAN Teksa parkimi i automjeteve në kryeqytet është një nga problemet më të shpeshta të shoferëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur......

Balluku inspekton ndërtimin e ujësjellësit të Patosit - Jahaj: Do të furnizojë 24 orë me ujë rreth 40 mijë banorë
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi punimet e lotit të tretë të......

Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” - Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit
Hamit Yzeiraj/SCAN Që nga faqet e rrjeteve sociale, paketave televizive apo website AI, e deri tek mjete fizike si ora, telefona dhe makina, shqiptarët......

Nismë e re për të kapur shkeljet e profesionistëve të lirë - Gati plani i masave anti-evazion për të vetëpunësuarit fiktivë
Elisabeta Dosku/ SCAN Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e nenit të ligjit që taksonte profesionistët e lirë me një normë tatimore prej 15-23 për......

Prodhuam më pak naftë dhe minerale - Industria e rëndë, INSTAT: Rritje shënoi vetëm çimentoja
Ola Mitre / SCAN Prodhimi i naftës dhe mineraleve pësoi rënie gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas rezultateve të Anketës së......

Euro regjistron rekord të ri historik - Sezoni turistik veror shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm
Ledina Elezi/SCAN Në vijim të rritjes së ndjeshme në flukset hyrëse valutore të bilancit të pagesave, që prej muajit qershor kursi i këmbimit është......

Sipërmarrjet greke synojnë turizmin dhe energjinë - Forumi i biznesit/ Rumi: Interes për zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Sipërmarrjet greke kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në......