Nismë e re për të kapur shkeljet e profesionistëve të lirë - Gati plani i masave anti-evazion për të vetëpunësuarit fiktivë

Elisabeta Dosku/ SCAN
Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e nenit të ligjit që taksonte profesionistët e lirë me një normë tatimore prej 15-23 për qind, qeveria po përgatitet të marrë masa për të eliminuar shmangiet tatimore në këtë kategori. Një nga argumentet e vendosjes së këtij taksimi ishte se shumë subjekte që furnizonin më shërbime, krijonin shkëputje fiktive nga kompanitë e mëdha, duke hapur nipte, në mënyrë që të mos paguanin tatim mbi fitimin.
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të profesionistëve të lirë, qeveria parashikon hartimi e masave anti-evazion për të luftuar organizimet artificiale më të përhapura si të vetpunesuarit fiktiv dhe ndarja artificiale e subjekteve.
Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, thuhet se brenda këtij viti do të nisë evidentimi dhe trajtimi i tatimpaguesve që përfitojnë nga vetëpunësimi fiktiv dhe ndarja artificial e subjekteve. Dhe gjithashtu parashikohet hartimi i një plani sektorial për të evidentuar tatimpaguesit me marzhe të vogla në tatim-fitim.
Me këtë reformë synohet rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin me 0.7% e PBB brenda 2027.
Nga hyrja në fuqi e ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili tatonte profesionistët e deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili shfuqizoi këtë nen, rezultojnë se janë 6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mospagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.
Nisur nga vullneti i qeverisë dhe gatishmëria për të rimbursuar këtë kategori, Partia Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë ligjore që synon të ofrojë zgjidhje për rimbursimin e tyre, e cila pas miratimit në Kuvend, do të zgjidhë këtë ngërç.
Sondazh

Prodhuam më pak naftë dhe minerale - Industria e rëndë, INSTAT: Rritje shënoi vetëm çimentoja
Ola Mitre / SCAN Prodhimi i naftës dhe mineraleve pësoi rënie gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas rezultateve të Anketës së......

Euro regjistron rekord të ri historik - Sezoni turistik veror shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm
Ledina Elezi/SCAN Në vijim të rritjes së ndjeshme në flukset hyrëse valutore të bilancit të pagesave, që prej muajit qershor kursi i këmbimit është......

Sipërmarrjet greke synojnë turizmin dhe energjinë - Forumi i biznesit/ Rumi: Interes për zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Sipërmarrjet greke kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në......

Kursimet u rritën për të katërtin muaj rradhazi - Depozitat në lekë u rikthehen rënies, ndërsa ato në euro u shtuan me 2.8%
Armela Duka/SCAN Stoku i depozitave që individët, korporatat financiare dhe jofinanciare si dhe institucionet shtetërore kanë në banka ka shënuar një......

Kredia për ekonominë u shtua me 13 miliardë lekë në një muaj - Kjo u mbështet kryesisht nga rritja e huasë në valutë në Gusht
Xhorxhina Deda/SCAN Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të......

Të shpërngulesh në Itali përgjithmonë mund të bëhet më e lehtë, nëse ligji i ri miratohet!
Edel Strazimiri / SCAN Për shtetasit jo-BE që jetojnë në Itali ose që mendojnë të lëvizin në vend, ka një lajm të mirë për marrjen e shtetësisë.......

Italia dhe Gjermania kundër propozimit për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Gjermania po mbledhin mbështetje nga anëtarët e tjerë të BE-së për një thirrje për të lehtësuar objektivat e BE-së......

Rriten ndjeshëm çmimet e metaleve të çmuara ndërsa stimuli i Fed dhe i Kinës ndez aktivitetin e tregut!
Edel Strazimiri / SCAN Gjatë dy javëve të fundit, çmimet e metaleve të çmuara dhe ato industriale kanë përjetuar fitime të forta, të nxitura nga erërat......