Euro regjistron rekord të ri historik - Sezoni turistik veror shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm

Ledina Elezi/SCAN
Në vijim të rritjes së ndjeshme në flukset hyrëse valutore të bilancit të pagesave, që prej muajit qershor kursi i këmbimit është karakterizuar nga mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore, por me një rritje të ritmit të këtij mbiçmimi gjatë shtatorit.
Gjatë muajve të parë të vitit, kursi i këmbimit u shfaq relativisht i qëndrueshëm, por presionet mbiçmuese të lekut që nisën të evidentohen gjatë muajit mars vijuan edhe përgjatë muajve të verës, në linjë me flukset e larta të eurove në treg si pasojë e numrit të madh të turistëve.
Në muajin qershor, kursi mesatar i këmbimit të euros shënoi nivelin prej 100.4 lekësh për 1 euro dhe kjo vlerë përfaqësonte një mbiçmim të lekut me gati 4% kundrejt gjashtë muajve më parë. Norma vjetore e mbiçmimit të lekut zbriti në 6% në fund të qershorit, nga 11% dhe 10% në përkatësisht gjashtë muaj dhe një vit më parë.
Nga ana tjetër, euro ka ruajtur një kurs këmbimi të qëndrueshëm gjatë korrikut duke u luhatur pranë nivelit të 100 lekëve dhe duke rënë lehtë në 99.98 lekë në fund të muajit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në fillim të gushtit euro filloi të dobësohet duke zbritur nën 100 lekë. Deri në mes të muajit, kursi i këmbimit ishte në 99.65 lekë dhe vijoi të ulet më tej në gjysmën e dytë të gushtit.
Tendenca rënëse ka vijuar edhe gjatë shtatorit, ku kursi i këmbimit ka rënë në 99.46 lekë në 2 shtator 2024 dhe më tej në 99.23 lekë në 12 shtator 2024. Ditën e sotme, kursi i këmbimit zbriti në 98.91 lekë, duke shënuar pikën më të ulët gjatë kësaj periudhe.
Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane, por edhe dollarit amerikan, ka pasur një ndikim negativ për bizneset eksportuese të vendit tonë. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se eksportet kanë vijuar të thellojnë rënien edhe në gusht të këtij viti. Nëse në korrik rënia u regjistrua me 12%, në muajin gusht rënia e eksporteve është thelluar në 18.2%.
Banka e Shqipërisë ka vijuar të zhvillojë ankande për blerjen e euros, duke i shërbyer objektivit për rritjen e rezervës valutore me qëllim zbutjen e luhatjeve të kursit të këmbimit.
Sondazh

Sipërmarrjet greke synojnë turizmin dhe energjinë - Forumi i biznesit/ Rumi: Interes për zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Sipërmarrjet greke kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në......

Kursimet u rritën për të katërtin muaj rradhazi - Depozitat në lekë u rikthehen rënies, ndërsa ato në euro u shtuan me 2.8%
Armela Duka/SCAN Stoku i depozitave që individët, korporatat financiare dhe jofinanciare si dhe institucionet shtetërore kanë në banka ka shënuar një......

Kredia për ekonominë u shtua me 13 miliardë lekë në një muaj - Kjo u mbështet kryesisht nga rritja e huasë në valutë në Gusht
Xhorxhina Deda/SCAN Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të......

Të shpërngulesh në Itali përgjithmonë mund të bëhet më e lehtë, nëse ligji i ri miratohet!
Edel Strazimiri / SCAN Për shtetasit jo-BE që jetojnë në Itali ose që mendojnë të lëvizin në vend, ka një lajm të mirë për marrjen e shtetësisë.......

Italia dhe Gjermania kundër propozimit për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Gjermania po mbledhin mbështetje nga anëtarët e tjerë të BE-së për një thirrje për të lehtësuar objektivat e BE-së......

Rriten ndjeshëm çmimet e metaleve të çmuara ndërsa stimuli i Fed dhe i Kinës ndez aktivitetin e tregut!
Edel Strazimiri / SCAN Gjatë dy javëve të fundit, çmimet e metaleve të çmuara dhe ato industriale kanë përjetuar fitime të forta, të nxitura nga erërat......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota relativisht konstante pas rënies së vazhdueshme që pësoi gjatë kësaj jave duke u blerë këtë të premte me......

BSH bleu 137.60 mln euro për zbutjen e mbiçmimit të lekut - Në tremujorin e dytë u zhvilluan 7 ankande, 3 prej të cilave të tipit forward
Ledina Elezi/SCAN Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 101.60 milionë euro përmes ankandeve në tremujorin e dytë.......