BSH bleu 137.60 mln euro për zbutjen e mbiçmimit të lekut - Në tremujorin e dytë u zhvilluan 7 ankande, 3 prej të cilave të tipit forward

Ledina Elezi/SCAN
Me qëllim rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka blerë 101.60 milionë euro përmes ankandeve në tremujorin e dytë. Gjithsej, janë zhvilluar 7 ankande për blerjen e valutës, ku 3 prej tyre janë zhvilluar me marrëveshje forward, pra përmes një marrëveshjeje paraprake për blerjen e euros në një datë të ardhshme dhe me një kurs këmbimi të përcaktuar që në momentin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, si dhe 4 ankande të llojit SPOT, pra me blerje sipas kursit të këmbimit në datën që është mbajtur ankandi.
Krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare ose të stabilietit financiar, duke e çuar totalin e blerë në 137.60 milionë euro.
Në tre muajt e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë bleu 32.60 milionë euro. Në ankandet e zhvilluara në janar dhe në shkurt janë blerë gjithsej 26.8 milionë euro, shumë që mbetet rreth mesatares së vitit 2023, ndërsa në muajin mars do të bliheshin vetëm 5.8 milionë euro.
Kështu, në gjysmën e parë të vitit rezulton të jenë blerë 134.20 milionë euro vetëm përmes ankandeve. Nëse llogarisim edhe ndërhyrjet e tjera në tregun valutor, totali i eurove të blera arrin në 170.20 milionë.
Deri në dhjetor, parashikohet që shuma e blerë nga Banka e Shqipërisë të arrijë në 250-330 milionë euro. Duke ndërhyrë në tregun valutor, Banka synon të zbusë luhatjet e kursit të këmbimit. Këto blerje rrisin ofertën e lekut në treg dhe ulin vlerën e tij duke stabilizuar kursin e kembimit.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

IFC, rekord investimesh - Korporata Ndërkombëtare financoi 56 mld USD në vitin financiar 2024
Kristi Ceta/SCAN Investimet e degës private të Bankës Botërore arritën një rekord prej 56 miliardë dollarë në vitin financiar deri në fund të......

Hoteli i parë në botë i ndërtuar me printer 3D - Ndërtesa unike në Teksas pritet të përfundojë në vitin 2026
Kristi Ceta/SCAN Një hotel në shkretëtirën e Teksasit po ndërtohet shtresë pas shtrese me një printer 3D, që ka madhësinë e një vinçi. El Cosmico, një......

Spanja rrit objektivin për hidrogjenin e gjelbër - Qeveria synon 12 GW kapacitet prodhimi deri në vitin 2030
Kristi Ceta/ SCAN Spanja ka rritur objektivin e saj për kapacitetin e prodhimit të hidrogjenit të gjelbër, ndërsa disa gjigantë të energjisë po......

Borxhi global, rekord prej 312 trilionë USD - Parashikimet tregojnë një rritje të vazhdueshme deri në 2050
Kristi Ceta/SCAN Borxhi global arriti një rekord prej 312 trilionë dollarësh në fund të tremujorit të dytë, i nxitur nga huamarrja në Shtetet e Bashkuara......

Ndryshimet klimatike dyfishojnë mundësinë e përmbytjeve - Ngrohja globale rrezikon të përkeqësojë reshjet në të ardhmen
Kristi Ceta/SCAN Përmbytjet që vranë 24 njerëz në Evropën Qendrore në fillim të këtij muaji u shkaktuan nga reshjet që janë bërë dyfish më të mundshme......

Zgjerimi i Tiranës-Durrës, nisin punimet - ARRSH, Noni: Synojmë përfundimin para afatit kontraktual. Si do menaxhohet trafiku
Ola Mitre / SCAN Pas nënshkrimit të kontratave ka nisur zyrtarisht puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Aktualisht firmat kontraktore kanë......

Tendenca e shqiptarëve për të jetuar dhe punuar jashtë vendit - Synojnë BE-në dhe SHBA-në, Ballkani Perëndimor shumë pak i preferuar
Armela Duka/SCAN Të dhënat e publikuara nga "Barometri i Ballkanit 2024" tregojnë se Shqipëria është një ndër vendet me një dëshirën më të madhe për......

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Kërkohet një koordinim shumë i saktë për të ruajtur ritmin e lartë të punimeve paralelisht në të gjitha lotet
Në Unazën e Madhe të Tiranës po vijon puna me ritme të shpejta në të gjitha kantieret. Synohet që e gjithë kjo vepër e rëndësishme të finalizohet në fund......