Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2024, 14:45

Balluku inspekton ndërtimin e ujësjellësit të Patosit - Jahaj: Do të furnizojë 24 orë me ujë rreth 40 mijë banorë

Nga SCAN TV
Balluku inspekton ndërtimin e ujësjellësit të Patosit -

Diamila Leka/ Scan

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi punimet e lotit të tretë të ujësjellësit të Patosit. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizime theksoi se nga ky investim do të furnizohen me ujë të pijshëm afro 40 mijë banorë.

“Jemi në lotin e III, i cili parashikon plotësimin e gjithë skemës për bashkinë e Patosit duke përfshirë dhe Njësitë Administrative të cilat nuk ishin përfshirë në Lotin e Parë dhe Lotin e dytë. Aktualisht Loti I ka përfunduar për qytetin e Patosit. Ku kemi parahsikuar gjithë shpërndarjen, për plotësimin e sistemit të matjeve dhe sistemin kollon për të gjitha pallatet. Në Lotin e II jemi duke rinovuar të gjithë sistemin e ri për furnizimin me ujë në të gjithë qytetin e Patosit. Në lotin III mbulojmë pjesën më të madhe me mbi 15 fshatra”

Përsa i përket energjisë, i gjithë investimi është kryer në bazë të efiçencës së energjisë., Sipas Ballukut mund të ndiqet mundësia e ndërtimit të kapaciteteve të autoprodhimit.

“Mund të shikojmë dhe atë zgjidhjen që e kemi bërë edhe në ujësjellësa të tjerë, në Memaliaj, në Belsh. Kjo është zonë me rrezatimtë lartë diellor, mund të ndërtojmë edhe kqapacitete e autoprodhimit përsa i përket paneleve të autoprodhimit.”

Por përmes këtij investimi do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje duke dhënë mundësinë që mos të përdorin të puseve.

“Të gjitha njësitë e tjera do të furnizohen po ashtu 24 orë pa ndërprerje. Do të marrin në shërbim brenda kushteve të tyre. Pra nuk do të përdorin brenda shërbimeve të tyre. Pra nuk do të detyrohen të përdorin puse apo shërbime të tjera”, tha Jahaj.

“Kjo nuk dhe zonë për t’u aplikuar puset për të thënë të drejtën duke qenë se është dhe zonë naftëmbajtëse”, tha Balluku.

Përsa i përket procesit të reformës së ujësjellë-kanalizimeve ka dhënë rezultate edhe në këtë zonë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat