Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” - Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit

Hamit Yzeiraj/SCAN
Që nga faqet e rrjeteve sociale, paketave televizive apo website AI, e deri tek mjete fizike si ora, telefona dhe makina, shqiptarët përdorin rrjetin social Telegram si urë lidhëse për të kryer transaksione jashtë syrit të shtetit.
Kjo dukuri, e cila kryesisht përfshin të rinjtë, ka krijuar një hapësirë të re për shkëmbimet e shërbimeve dhe produkteve fizike, duke u ofruar atyre një liri financiare që duket se po bëhet gjithnjë më e rëndësishme.
Të rinjtë, të pasionuar pas mundësive të reja, formojnë grupe në Telegram për të ndarë oferta dhe për të tregtuar produkte. Pjesa më e madhe e atyre që duan të shesin online fillojnë me krijimin e faqeve me shumë ndjekës, për të krijuar një imazh besueshmërie te konsumatorët. Çmimet për produktet variojnë nga 2,000 deri në 70,000 lekë, duke u përshtatur me numrin e ndjekësve dhe reputacionin e faqes.
Një tjetër fenomen që ka marrë përhapje është shitja e paketave televizive "pirate". Këto grupe ofrojnë paketa njëvjeçare për rreth 30 euro e deri në 70 euro, një çmim shumë tërheqës për ata që duan të shijojnë përmbajtje të ndryshme pa shpenzuar shumë, por duhet patur kujdes edhe nga ato që janë skema piramidale. Sipas të dhënave të institutit të statistikave, rreth 25% e bizneseve në Shqipëri kanë kryer shitje online në vitin aktual.
Kjo tregon një tendencë në rritje për të shfrytëzuar mundësitë e tregtisë digjitale, ndërsa shitjet fizike po shkojnë në rënie. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto të dhëna nuk përfshijnë transaksionet informale, të cilat po zhvillohen jashtë rregullave të shtetit.
Kjo situatë krijon një realitet të ri tregtar në Shqipëri, ku liria financiare dhe qasja në mundësi të shumta janë tërheqëse për shumë individë. Megjithatë, nëse vazhdon të rritet informaliteti, sfidat për autoritetet dhe për të gjithë tregun do të jenë të mëdha.
Sondazh

Nismë e re për të kapur shkeljet e profesionistëve të lirë - Gati plani i masave anti-evazion për të vetëpunësuarit fiktivë
Elisabeta Dosku/ SCAN Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e nenit të ligjit që taksonte profesionistët e lirë me një normë tatimore prej 15-23 për......

Prodhuam më pak naftë dhe minerale - Industria e rëndë, INSTAT: Rritje shënoi vetëm çimentoja
Ola Mitre / SCAN Prodhimi i naftës dhe mineraleve pësoi rënie gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas rezultateve të Anketës së......

Euro regjistron rekord të ri historik - Sezoni turistik veror shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm
Ledina Elezi/SCAN Në vijim të rritjes së ndjeshme në flukset hyrëse valutore të bilancit të pagesave, që prej muajit qershor kursi i këmbimit është......

Sipërmarrjet greke synojnë turizmin dhe energjinë - Forumi i biznesit/ Rumi: Interes për zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Sipërmarrjet greke kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në......

Kursimet u rritën për të katërtin muaj rradhazi - Depozitat në lekë u rikthehen rënies, ndërsa ato në euro u shtuan me 2.8%
Armela Duka/SCAN Stoku i depozitave që individët, korporatat financiare dhe jofinanciare si dhe institucionet shtetërore kanë në banka ka shënuar një......

Kredia për ekonominë u shtua me 13 miliardë lekë në një muaj - Kjo u mbështet kryesisht nga rritja e huasë në valutë në Gusht
Xhorxhina Deda/SCAN Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të......

Të shpërngulesh në Itali përgjithmonë mund të bëhet më e lehtë, nëse ligji i ri miratohet!
Edel Strazimiri / SCAN Për shtetasit jo-BE që jetojnë në Itali ose që mendojnë të lëvizin në vend, ka një lajm të mirë për marrjen e shtetësisë.......

Italia dhe Gjermania kundër propozimit për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Gjermania po mbledhin mbështetje nga anëtarët e tjerë të BE-së për një thirrje për të lehtësuar objektivat e BE-së......