Marrëveshje Shqipëri-Itali për Sigurinë Kibernetike - Synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha kyçe

Ernilda Luzi/Scan
Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) të Shqipërisë, z. Igli Tafa, dhe homologut të tij italian, z. Bruno Frattasi, Drejtor i Agjencisë Italiane për Sigurinë Kibernetike.
Kjo marrëveshje strategjike synon të forcojë bashkëpunimin në fusha kyçe, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike, ndarjen e praktikave më të mira dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike, duke përfituar nga ekspertiza dhe përvojat e të dyja vendeve.
Ajo gjithashtu përfshin parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike, për të minimizuar rrezikun nga kërcënimet gjithnjë në rritje, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike të përbashkëta, për të mbështetur qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike në rajonin adriatik.
"Sot është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, pasi arritëm të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin italian për përmirësimin e hapësirës kibernetike të të dy vendeve. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ndarjen e përvojave dhe kërcënimeve kibernetike, të cilat tashmë janë pa shtetësi. Ndihma e përbashkët midis Italisë dhe Shqipërisë pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në sigurinë kibernetike të të dyja vendeve."
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap thelbësor në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturave digjitale të Shqipërisë dhe Italisë, duke konsoliduar marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe krijuar një front të përbashkët përballë sfidave kibernetike globale.
Sondazh

Hotel dhe parkim me 5 kate mbi tokë në QSUT - FSHZH hap tenderin me fond limit 17 mln euro
Ola Mitre / SCAN Teksa parkimi i automjeteve në kryeqytet është një nga problemet më të shpeshta të shoferëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur......

Balluku inspekton ndërtimin e ujësjellësit të Patosit - Jahaj: Do të furnizojë 24 orë me ujë rreth 40 mijë banorë
Diamila Leka/ Scan Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku inspektoi punimet e lotit të tretë të......

Shqiptarët blejnë dhe shesin në “Telegram” - Të prirur drejt parasë së shpejtë larg syrit të shtetit
Hamit Yzeiraj/SCAN Që nga faqet e rrjeteve sociale, paketave televizive apo website AI, e deri tek mjete fizike si ora, telefona dhe makina, shqiptarët......

Nismë e re për të kapur shkeljet e profesionistëve të lirë - Gati plani i masave anti-evazion për të vetëpunësuarit fiktivë
Elisabeta Dosku/ SCAN Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e nenit të ligjit që taksonte profesionistët e lirë me një normë tatimore prej 15-23 për......

Prodhuam më pak naftë dhe minerale - Industria e rëndë, INSTAT: Rritje shënoi vetëm çimentoja
Ola Mitre / SCAN Prodhimi i naftës dhe mineraleve pësoi rënie gjatë vitit 2023, në raport me një vit më parë. Sipas rezultateve të Anketës së......

Euro regjistron rekord të ri historik - Sezoni turistik veror shtoi flukset e monedhës evropiane në tregun e brendshëm
Ledina Elezi/SCAN Në vijim të rritjes së ndjeshme në flukset hyrëse valutore të bilancit të pagesave, që prej muajit qershor kursi i këmbimit është......

Sipërmarrjet greke synojnë turizmin dhe energjinë - Forumi i biznesit/ Rumi: Interes për zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Elisabeta Dosku/ SCAN Sipërmarrjet greke kanë interes të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri, duke e parë si një vend tërheqës dhe me avantazhe në......

Kursimet u rritën për të katërtin muaj rradhazi - Depozitat në lekë u rikthehen rënies, ndërsa ato në euro u shtuan me 2.8%
Armela Duka/SCAN Stoku i depozitave që individët, korporatat financiare dhe jofinanciare si dhe institucionet shtetërore kanë në banka ka shënuar një......