Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2024, 11:47

Konferenca ndërkombëtare e turizmit në Tiranë - Kumbaro: 2 mld euro të ardhura në 6-mujorin e parë

Nga SCAN TV
Konferenca ndërkombëtare e turizmit në Tiranë - Kumbaro: 2

Alida Lula /   SCAN

 

Tirana është kthyer sërish kryeqendër e eventeve europiane të turizmit. Në konferencën “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore - Shtigje të Reja Zhvillimi”, ministrja Mirela Kumbaro ka folur mbi rëndësinë e zhvillimit të turizmit në rajon, duke nxjerrë në pah mundësitë e bashkëpunimit dhe inovacionit. Nën moton “Turizmi dhe Paqja”, Shqipëria po prezanton eksperienca unike dhe të reja.

“Turizmi jo thjesht si sektor ekonomik, por turizmi si një motor emancipimi, si një mundësi për të shkëmbyer kulturalisht, njerëzisht edhe ekonomikisht, kontribuon në hapjen e mendjes dhe duke u takuar më shumë, sidomos përmes kënaqësisë, kontribuojmë edhe në paqe sado pak e mundur të duket në kohëra të vështira si këto që po kalon planeti. 8.5 milionë vizitorë të huaj erdhën deri në muajin gusht duke shënuar 20% më shumë se një vit më parë. E shprehur në shifra ekonomike, kemi 23% më shumë të të ardhurave që kanë hyrë në ekonomi nga sektori i turizmit për gjashtë muajt e parë të vitit”- theksoi Kumbaro.

Shqipëria është vizituar nga 1.3 milionë të huaj më shumë se një vit më parë në periudhën janar-gusht. Referuar shifrave të INSTAT, 8.1 milionë të huaj që kanë hyrë në territorin Shqiptar ishin nga kontinenti Evropës, ku bëjnë pjesë turistët besnik të vendit, ato të Ballkanit Perëndimor e deri tek portugezë, spanjollë, francez, italianë apo turq. Por, në këtë tetëmujor janë dyfishuar dhe të huajit nga Afrika dhe në rritje të fortë janë edhe turistët amerikanë. Nga ana tjetër edhe shqiptarët këtë vit pushuan më shumë jashtë vendit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat