Qeverisja digjitale, 3 në 4 persona në vend janë përdorues - EUROSTAT: Kemi normën më të lartë në rajon për vitin 2023

Xhorxhina Deda/SCAN
Përgjatë vitit të kaluar, rreth 67% e qytetarëve të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur një faqe interneti ose një aplikacion të një autoriteti publik në 12 muaj, ose ndryshe, qeverisjen elektronike. Sipas “Agjencisë Europiane të Statistikave” qeverisja elektronike përfshin aktivitete të tilla si ndërveprimi me autoritetet publike, marrjen e informacionit nga faqet e autoriteteve, shkarkimin e formularëve zyrtarë, aksesi në të dhëna ose regjistra, aksesi në informacionin personal, caktimi i një takimi ose rezervimi, dorëzimi i deklaratave tatimore, pretendimet ose ankesat apo edhe perfitimet nga sigurimet shoqërore.
Pra, sipas të dhënave të Eurostat, rreth 3 në 4 persona në vendin tonë kanë përdorur një nga aktivitetet e përmendura më lart në vitin 2023. Ndërkohë, rezulton se kjo normë në Bashkimin Europian është 69%, ose 2 pikë më e ulët se në vendin tonë. Danimarka dhe Norvegjia kryesojnë listën me një normë përdorimi prej 97.6% dhe 97.7% respektivisht.
Këto vende kanë investuar shumë në infrastrukturën e tyre digjitale dhe kanë promovuar përdorimin e shërbimeve elektronike në mënyrë të vazhdueshme. Finlanda dhe Holanda gjithashtu kanë norma të larta përdorimi, me 95.49% dhe 94.78%. Këto vende janë të njohura për qasjen e tyre inovative ndaj teknologjisë dhe përfshirjen e saj në administratën publike.
Në nivel rajoni, Shqipëria duket se kryeson me normën më të lartë të përdoruesve, por ka lënë pas edhe vende si Italia, Gjermania, Polonia apo Qipro. Në Shqipëri, qeverisja elektronike është shndërruar në një koncept bazë të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor në kohët modern, në tentativë për të shmangur burokracitë dhe korrupsionin. Megjithatë, sipas jë raporti tjetër të EUROSTAT, Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të ulët të personave që kanë aftësi teknologjike bazë.
Nga ana tjetër, më një strukturë popullsie ku grupmoshat mbi 65 vjeç zenë një peshë të konsiderueshme, shumë qytetarë mund të mos jenë të informuar mjaftueshëm për mënyrën se si të përdorin këto shërbime ose për përfitimet që ato ofrojnë.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një trend pozitiv drejt adoptimit të shërbimeve të qeverisjes elektronike në Europë. Vendet me normat më të larta të përdorimit janë ato që kanë investuar më shumë në teknologji dhe kanë promovuar aktivisht përdorimin e këtyre shërbimeve.
Sondazh

Skema kombëtare e investimeve 2024 fuqizon akuakulturën - Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrjet
Ernilda Luzi/Scan Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së......

Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa pretenduar të zgjidhim këtë problem evropian
Ola Mitre / SCAN “U përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Evropë”. Në fjalën e mbajtur në Asambelën e......

Bernant Arnault, “në rënie të lirë” - Vlera neto e themeluesit të Louis Vuitton ra me 54 miliardë dollarë
Kristi Ceta/SCAN Jo gjithçka po shkon mirë për Bernard Arnault, pronarin e markave luksoze Louis Vuitton dhe Dior, pas një humbjeje të madhe prej 54......

Bakteret “restaurojnë” veprat e artit - Teknika inovative përdor mikroorganizmat për të pastruar afresket
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa mikrobiologia spanjolle Pilar Bosch po kërkonte një subjekt hetimi për doktoraturën në 2008, ajo lexoi se bakteret mund të......

Ku ta karikoni makinën elektrike? - Islanda dhe Portugalia ofrojnë shërbimin më të lirë në Evropë
Kristi Ceta/SCAN Të dhënat nga Observatori Evropian i Karburanteve Alternative (EAFO) zbulojnë se Islanda dhe Portugalia janë ndër vendet më të lira në......

Tregu i “IA” mund të arrijë 1 trilion USD në 3 vjet - Pritet rritje 40-55% në vit për produktet, shërbimet e teknologjisë së re
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa kompanitë më të mëdha të teknologjisë shpenzojnë miliarda për të zhvilluar dhe vendosur inteligjencën artificiale gjeneruese,......

Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 euro - Përfitues 150 mijë të punësuar në sektorin publik e privat
Alida Lula / SCAN Nga 1 Tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro në muaj duke përfshirë të gjitha moshat. Janë mbi 150 mijë të punësuar,......

Marrëveshje Shqipëri-Itali për Sigurinë Kibernetike - Synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha kyçe
Ernilda Luzi/Scan Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit......