Skema kombëtare e investimeve 2024 fuqizon akuakulturën - Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrjet

Ernilda Luzi/Scan
Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së peshkut.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se masa e përfitimit shkon në 50% të vlerës totale të investimit, deri në 20 milionë lekë për subjekt.
“Ky investim është një hap konkret për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës detare dhe për të mbështetur vizionin qeverisës për të arritur 30 mijë tonë peshk akuakulturë deri në 2030”, theksoi ministrja Denaj.
Me këtë skemë të re synohet fuqizimi i sektorit si dhe rritja e punësimit, duke nënkuptuar më shumë mundësi për shitjen e produkteve të peshkut “Made in Albania” në tregjet eksportuese.
Skema Kombëtare e Investimeve 5 milionë euro, ka hyrë në fuqi dhe pritet të nisë zbatimin më 1 tetor. Parashikohet që të gjitha investimet që do të bëhen në sera, stalla, në makineri bujqësore dhe peshkim të përfitojnë 50% të vlerës së investimit grant nga shteti. Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim.
Ndërsa për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale bazuar në faturat tatimore do të jepen në formë granti jo më shumë 5 milionë lekë. Kurse në sektorin e peshkimit vlera e grantit do të jetë deri 20 milionë lekë. Aplikimet e fermerëve do të nisin më 1 Tetor dhe do mbyllen në muajin Nëntor.
Sondazh

Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa pretenduar të zgjidhim këtë problem evropian
Ola Mitre / SCAN “U përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Evropë”. Në fjalën e mbajtur në Asambelën e......

Bernant Arnault, “në rënie të lirë” - Vlera neto e themeluesit të Louis Vuitton ra me 54 miliardë dollarë
Kristi Ceta/SCAN Jo gjithçka po shkon mirë për Bernard Arnault, pronarin e markave luksoze Louis Vuitton dhe Dior, pas një humbjeje të madhe prej 54......

Bakteret “restaurojnë” veprat e artit - Teknika inovative përdor mikroorganizmat për të pastruar afresket
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa mikrobiologia spanjolle Pilar Bosch po kërkonte një subjekt hetimi për doktoraturën në 2008, ajo lexoi se bakteret mund të......

Ku ta karikoni makinën elektrike? - Islanda dhe Portugalia ofrojnë shërbimin më të lirë në Evropë
Kristi Ceta/SCAN Të dhënat nga Observatori Evropian i Karburanteve Alternative (EAFO) zbulojnë se Islanda dhe Portugalia janë ndër vendet më të lira në......

Tregu i “IA” mund të arrijë 1 trilion USD në 3 vjet - Pritet rritje 40-55% në vit për produktet, shërbimet e teknologjisë së re
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa kompanitë më të mëdha të teknologjisë shpenzojnë miliarda për të zhvilluar dhe vendosur inteligjencën artificiale gjeneruese,......

Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 euro - Përfitues 150 mijë të punësuar në sektorin publik e privat
Alida Lula / SCAN Nga 1 Tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro në muaj duke përfshirë të gjitha moshat. Janë mbi 150 mijë të punësuar,......

Marrëveshje Shqipëri-Itali për Sigurinë Kibernetike - Synon të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha kyçe
Ernilda Luzi/Scan Një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së përbashkët digjitale u hodh me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorit......

Hotel dhe parkim me 5 kate mbi tokë në QSUT - FSHZH hap tenderin me fond limit 17 mln euro
Ola Mitre / SCAN Teksa parkimi i automjeteve në kryeqytet është një nga problemet më të shpeshta të shoferëve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur......