Prezantohet Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 - Ministri Malaj: Drafti i strategjisë është konsultuar me BE dhe FMN

Hamit Yzeiraj/ SCAN
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar para Këshillit Tatimor Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027. Kreu i dikasterit të financave u tha anëtarëve të Këshillit Tatimor se drafti i Strategjisë është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Po ashtu ai ka bërë të ditur se strategjia nuk parashikon ndryshim të normave tatimore ndonëse synon rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave.
“Është një strategji e cila nuk parashikon ndryshime të normave tatimore, garanton një stabilitet fiskal për tatimpaguesit dhe ka si objektiv kryesor rritjen e të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027 ose 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vitin 2019”.
Po si do të bëhet rritja e të ardhurave pa rritur taksat. Ministri Malaj ka dhënë shpjegimin e tij duke theksuar se në radhë të parë do të rishikohen përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte. Kjo përbën shtyllën e parë të strategjisë. Shtylla e dytë është lufta kundër informalitetit.
“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”.
Në betejën me informalitetin strategjia përcakton përmirësimin e administrimin tatimor, reduktimin e punës së padeklaruar, reduktimin e pagave të nëndeklaruara dhe uljen e qarkullimit të parasë cash në ekonomi. Një shtyllë më vete e strategjisë është edhe mirëadministrimin doganor, i cili do të arrihet kryesisht me anë të digjitalizimit të proceseve të punës.
Sondazh

Qeverisja digjitale, 3 në 4 persona në vend janë përdorues - EUROSTAT: Kemi normën më të lartë në rajon për vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë vitit të kaluar, rreth 67% e qytetarëve të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur një faqe interneti ose një aplikacion të një......

Skema kombëtare e investimeve 2024 fuqizon akuakulturën - Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrjet
Ernilda Luzi/Scan Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së......

Strehimi i emigrantëve në Gjadër - Rama në OKB: Vepruam, pa pretenduar të zgjidhim këtë problem evropian
Ola Mitre / SCAN “U përpoqëm të vepronim, pa pretenduar që të zgjidhnim problemin e madh të migracionit në Evropë”. Në fjalën e mbajtur në Asambelën e......

Bernant Arnault, “në rënie të lirë” - Vlera neto e themeluesit të Louis Vuitton ra me 54 miliardë dollarë
Kristi Ceta/SCAN Jo gjithçka po shkon mirë për Bernard Arnault, pronarin e markave luksoze Louis Vuitton dhe Dior, pas një humbjeje të madhe prej 54......

Bakteret “restaurojnë” veprat e artit - Teknika inovative përdor mikroorganizmat për të pastruar afresket
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa mikrobiologia spanjolle Pilar Bosch po kërkonte një subjekt hetimi për doktoraturën në 2008, ajo lexoi se bakteret mund të......

Ku ta karikoni makinën elektrike? - Islanda dhe Portugalia ofrojnë shërbimin më të lirë në Evropë
Kristi Ceta/SCAN Të dhënat nga Observatori Evropian i Karburanteve Alternative (EAFO) zbulojnë se Islanda dhe Portugalia janë ndër vendet më të lira në......

Tregu i “IA” mund të arrijë 1 trilion USD në 3 vjet - Pritet rritje 40-55% në vit për produktet, shërbimet e teknologjisë së re
Kristi Ceta/SCAN Ndërsa kompanitë më të mëdha të teknologjisë shpenzojnë miliarda për të zhvilluar dhe vendosur inteligjencën artificiale gjeneruese,......

Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 euro - Përfitues 150 mijë të punësuar në sektorin publik e privat
Alida Lula / SCAN Nga 1 Tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro në muaj duke përfshirë të gjitha moshat. Janë mbi 150 mijë të punësuar,......