Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2024, 13:43

Inxhinierët indianë punojnë në Shqipëri - “Vend i mundësive, jemi 21 të ardhur në këtë kompani ndërtimi”

Nga SCAN TV
Inxhinierët indianë punojnë në Shqipëri - “Vend i

Alida Lula / SCAN

 

Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë puntorë të huaj. Një kompani ndërtimi në Pogradec, e cila punon në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, janë punësuar disa shtetas indianë, mes tyre inxhinerë, manovratorë deri tek puntorë të thjeshtë. Anuj Upadhayay dhe Vinay Challapalli në profesion inxhinerë tregojnë eksperiencën e tyre në Shqipëri.

"Jam nga India, erdha këtu për punë sepse të provoja një eksperiencë dhe teknologji të re pune këtu. Ka një ndryshim të madh mes punës këtu dhe asaj në Indi. Kam një eksperiencë të mirë pune, kam 2 muaj që punoj këtu, jam inxhiner civil. Njerzit janë fantastikë, të sjellshëm me ne, na ndihmojnë dhe janë shumë bashkëpunues. Nëse kompania më lejon, mund të punoj 8-10 vjet këtu, më pëlqen vendi është shumë i bukur. Paguajnë edhe shumë mirë"- thotw Anuj Upadhyay, inxhiner.

"Kam gati 5 vite eksperiencë pune si inxhiner. Pse zgjodha Shqipërinë? Së pari krahasuar me shumë vende të tjera të Europës, Shqipëria na jep mundësinë të punojmë me teknologjitë e reja, në Europë nuk është e lehtë të gjesh një punë, ndërsa këtu të mbështesin për të bërë punën. Këtu janë shumë bashkëpunues dhe kjo më shërben shumë për eksperiencën time. Në Indi ne ndjekim të tjera standarde dhe këtu ka të tjera, por kjo lloj eksperience na shërben shumë. Na paguajnë mirë, na kanë pritur mirë dhe akomoduar, gjithçka është shumë mirë"- shton Vinay Challapalli, inxhinier.

Vetëm në këtë kantier pune punojnë 21 indianë, të cilëve krahas kontratave të punës u është siguruar edhe akomodimi.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat