Arsimi profesional, mbi 15 mijë nxënës të regjistruar - Manastirliu: Orientim drejt zanateve, 10% më tepër të rinj

Ernilda Luzi/ SCAN
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se janë mbi 15 mijë nxënës që ndjekin aktualisht arsimin profesional, prej të cilëve mbi 4,400 nxënës janë regjistruar këtë vit akademik, ose 10% më shumë se një vit më parë.
“Me kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin professional, si rrugën e duhur për punësim të sigurt”, tha ministrja Manastirliu.
Shkollat profesionale po shihen në vendin tonë, si një mënyrë më e lehtë për t’u punësuar pas përfundimit të studimeve. Arsimi profesional përfshin një gamë të larmishme fushash studimi, ku secila ofron mundësi për të zhvilluar aftësi të specializuara dhe për të ndjekur karriera frytdhënëse. Përmes arsimit profesional, të rinjtë rrisin njohuritë dhe mundësitë për të gjetur veten në tregun e punës. Gjitahshtu ministrja Manastirliu theksoi se sporti është bërë pjesë integrale e edukimit në shkolla, ku mbi 12 mijë nxënës janë përfshirë këtë vit në Programin Kombëtar të Ekipeve Sportive.
“Në çdo shkollë të re, por dhe ato që janë në proces ndërtimi, kemi investuar në terrene sportive dhe palestra moderne dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të nxënësve që ushtrojnë aktivitet fizik në displina të ndryshme sportive”, shtoi ministrja Manastirliu.
Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit po mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional me mbi 2500 bursa studimi.
Sondazh

Cilat konsiderohen profesionet më stresuese në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Pasiguria globale dhe shkurtimet në rritje në punë mund ta bëjnë më të vështirë gjetjen e një pune. Në të njëjtën kohë, rritja e......

25 familje në Bashkinë Mat marrin çelësat e banesave - Cilët janë përfituesit e programit Kombëtar të Strehimit Social?
Diamila Leka/ Scan Në kuadër të programit Kombëtar të Strehimit Social, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dorëzoi çelësat e......

Turizmi, Shqipëria 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt - EUROSTAT, pozicionim më mirë se Mali i Zi dhe RMV
Hamit Yzeiraj/SCAN Ndonëse mund të jetë lokomotiva që mund të tërheqë ekonominë e vendit në vitet në vijim, Shqipëria ka ende punë për të arritur......

Konferenca ndërkombëtare e turizmit në Tiranë - Kumbaro: 2 mld euro të ardhura në 6-mujorin e parë
Alida Lula / SCAN Tirana është kthyer sërish kryeqendër e eventeve europiane të turizmit. Në konferencën “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore......

“Mjekët vetëm me aprovim mund të dypunësohen” - Rama: Shkak, mësimet që nxorrëm nga Onkologjiku
Diamila Leka/ Scan Mjeku i njohur neurokirurg Kita Sallabanda ishte i ftuar në podcastin “Flasim”, të kryeministrit Edi Rama, ku midis tjerave u......

Prezantohet Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 - Ministri Malaj: Drafti i strategjisë është konsultuar me BE dhe FMN
Hamit Yzeiraj/ SCAN Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar para Këshillit Tatimor Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027. Kreu i......

Qeverisja digjitale, 3 në 4 persona në vend janë përdorues - EUROSTAT: Kemi normën më të lartë në rajon për vitin 2023
Xhorxhina Deda/SCAN Përgjatë vitit të kaluar, rreth 67% e qytetarëve të moshës 16-74 vjeç kanë përdorur një faqe interneti ose një aplikacion të një......

Skema kombëtare e investimeve 2024 fuqizon akuakulturën - Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrjet
Ernilda Luzi/Scan Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat dhe rrjetat e rritjes së......