Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2024, 11:37

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH hap tenderin për ndërtimin, pjesë e kredisë 70 mln euro të OSHEE-së

Nga SCAN TV
Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH

Ola Mitre / SCAN

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri. Tenderi është hapur për llogari të Operatortit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si pjesë e kredisë 70 mln euro të marrë disa vite më parë për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19.

Nënstacioni elektrike 110/20kV do të pozicionohet pranë sheshit Skënderbej, në Tiranë, ndërsa projekti parashikon përdorimin e teknologjisë me gaz për pajisjet që do të kryejnë kontrollin, mbrojtjen dhe izolimin e sistemeve të energjisë në këtë nënstacion.

Hapja e këtij tenderi vjen pas atij të zhvilluar më herët nga BERZH për ofrimin e asitencës teknike në lidhje me përgatitjen e dizajnit të detajuar, dokumentet dhe kërkesat e tenderit, mbështetjen e prokurimit, mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, etj. Kjo kontratë parashikonte që punimet të përfundojnë në mars të vitit 2026.

Huaja prej 70 mln euro nga BERZH u mor në fillim të vitit 2022, teksa financimi përbënte detyrim të drejtpërdrejtë për OSHEE-në. Gjithsesi, në rast të pamundësisë për të shlyer detyrimet nga kompani publike e shpërndarjes, detyrimet e kredisë do të duhet të paguhen nga buxheti i shtetit, mbështetur në marrëveshjen e garancisë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat