Jetëgjatësia e shëndetshme në BE - Malta kryeson. Danimarka e Letonia, në fund të renditjes

Kristi Ceta/SCAN
Kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, Malta është vendi më i mirë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të reja nga Eurostat.
Me evropianët që jetojnë më gjatë se kurrë dhe popullsia që po plaket me shpejtësi, cilësia e jetës në pleqëri është një shqetësim kyç. Jetëgjatësia e shëndetshme mat numrin e viteve që një person mesatar do të jetojë pa aftësi kufizuese apo probleme fizike në jetën e tyre të përditshme.
Sipas analizës së fundit, Malta doli në krye të renditjes, si për burrat ashtu edhe për gratë. Gratë në Maltë mund të presin 70,3 vite jetë të shëndetshme, ndërsa burrat 70,1 vite të tilla. Kombi ishull krenohet me mbulim shëndetësor pothuajse universal dhe të rriturit e moshuar kanë më pak gjasa të kenë sëmundje kronike sesa në vendet e tjera në BE.
Për femrat, vendet e radhës më të mira për jetë të shëndetshme janë Bullgaria (68.9 vjet), Sllovenia (68.5), Italia (67.8) dhe Greqia (67.8). Ndërkohë, Suedia (67.5), Italia (67.1), Greqia (66.2), Qiproja (65.7) dhe Irlanda (65.2) përfundojnë pesëshen e parë për meshkuj.
Në anën tjetër të spektrit, Danimarka është vendi më i keq për gratë që shpresojnë të kalojnë shëndetshëm në pleqëri. Ndërsa vendi nordik ka një sistem të fortë shëndetësor publik, normat e kancerit janë më të larta sesa në vendet e tjera të BE-së.
Sipas statistikave, në tetë vende njerëzit nuk duhet të presin të jenë të shëndetshëm në të 60-at e tyre: Letonia, Danimarka, Sllovakia, Finlanda, Holanda, Rumania, Portugalia dhe Estonia.
Gratë priren të jetojnë më gjatë se burrat, dhe mesatarisht në të gjithë BE-në, ato mund të kenë 62.8 vite jetë të shëndetshme krahasuar me 62.4 vjet për burrat.
Sondazh

Tregtia Rusi-BE, në rritje - Marrëdhëniet dypalëshe tejkaluan shifrën e 6 miliardë eurove
Kristi Ceta/SCAN Tregtia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u rrit në korrik për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe......

Holanda, mbi 50% e energjisë nga burime të rinovueshme - Qeveria synon të arrijë 70% të prodhimit deri në vitin 2030
Kristi Ceta/SCAN Për herë të parë, më shumë se gjysma e energjisë elektrike holandeze është prodhuar nga burime të rinovueshme, raporton zyra vendase e......

Monitorimi i hipertensionit me anë të zërit - “IA” studion veçoritë vokale për të zbuluar presionin e lartë të gjakut
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Klick Labs kanë bërë një zbulim inovativ në monitorimin e shëndetit. Ata kanë zhvilluar një teknikë të re, joinvazive që......

Puna.gov.al, 5.394 oferta punësimi për qytetarët - Ministri Gonxhja: Misioni, mbështetja dhe aftësimi i çdo punëkërkuesi
Ernilda Luzi/ Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se në Portalin......

Borxhi i Britanisë arrin 100% të PBB-së - Deficiti buxhetor vazhdon të rritet duke thelluar sfidat ekonomike
Kristi Ceta/SCAN Borxhi i qeverisë britanike goditi 100% të prodhimit ekonomik për herë të parë në dekadat e fundit dhe pati një tjetër deficit të madh......

Inxhinierët indianë punojnë në Shqipëri - “Vend i mundësive, jemi 21 të ardhur në këtë kompani ndërtimi”
Alida Lula / SCAN Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë puntorë të huaj. Një......

Arsimi profesional, mbi 15 mijë nxënës të regjistruar - Manastirliu: Orientim drejt zanateve, 10% më tepër të rinj
Ernilda Luzi/ SCAN Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se janë mbi 15 mijë nxënës që ndjekin aktualisht arsimin......

Cilat konsiderohen profesionet më stresuese në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Pasiguria globale dhe shkurtimet në rritje në punë mund ta bëjnë më të vështirë gjetjen e një pune. Në të njëjtën kohë, rritja e......