Monitorimi i hipertensionit me anë të zërit - “IA” studion veçoritë vokale për të zbuluar presionin e lartë të gjakut

Kristi Ceta/SCAN
Studiuesit në Klick Labs kanë bërë një zbulim inovativ në monitorimin e shëndetit. Ata kanë zhvilluar një teknikë të re, joinvazive që parashikon presionin e lartë të gjakut (hipertension) duke përdorur vetëm zërin e një personi.
Kjo metodë, me ndihmën e inteligjencës artificiale, ofron një vështrim emocionues në të ardhmen e zbulimit të hershëm të hipertensionit. Duke shfrytëzuar bioshënuesit vokalë, Klick Labs synon të përmirësojë rezultatet shëndetësore me një mjet që është sa i aksesueshëm, aq edhe efektiv.
Studimi përfshiu 245 pjesëmarrës të cilët regjistronin zërat e tyre deri në gjashtë herë në ditë për dy javë. Ata përdorën një aplikacion për celular të krijuar nga Klick Labs, i cili analizon këto regjistrime zanore për të zbuluar presionin e lartë të gjakut.
Algoritmet e aplikacionit ekzaminojnë veçori delikate vokale, të tilla si ndryshueshmëria e zërit dhe modelet e energjisë së të folurit, për të parashikuar hipertensionin me saktësi të dukshme. Për femrat, aplikacioni arriti deri në 84 për qind saktësi, ndërsa për meshkujt arriti në 77 për qind.
Hipertensioni, i quajtur shpesh si "vrasësi i heshtur" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), prek mbi 25 për qind të popullsisë globale. Fatkeqësisht, shumë nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre dhe pjesa më e madhë e të diagnostikuarve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare. Metodat tradicionale të matjes së tensionit, të tilla si përdorimi i aparatit të krahut ose pajisjeve automatike, mund të jenë të kushtueshme dhe kërkojnë ekspertizë teknike.
Ndërsa teknologjia e re paraqet një zgjidhje premtuese. Ajo ofron një mënyrë për të kontrolluar hipertensionin që është më e lehtë dhe më e arritshme se metodat tradicionale.
Ky studim shënon hapin e parë të madh të Klick Labs në përdorimin e teknologjisë së zërit për gjendjet shëndetësore përtej diabetit. Hulumtimi i tyre i mëparshëm tregoi se analiza e zërit, e kombinuar me inteligjencën artificiale, mund të kontrollonte në mënyrë efektive diabetin e tipit 2. Përveç kësaj, një studim i fundit në Raportet Shkencore konfirmoi lidhjen midis niveleve të glukozës në gjak dhe lartësisë së zërit.
Sondazh

Puna.gov.al, 5.394 oferta punësimi për qytetarët - Ministri Gonxhja: Misioni, mbështetja dhe aftësimi i çdo punëkërkuesi
Ernilda Luzi/ Scan Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se në Portalin......

Borxhi i Britanisë arrin 100% të PBB-së - Deficiti buxhetor vazhdon të rritet duke thelluar sfidat ekonomike
Kristi Ceta/SCAN Borxhi i qeverisë britanike goditi 100% të prodhimit ekonomik për herë të parë në dekadat e fundit dhe pati një tjetër deficit të madh......

Inxhinierët indianë punojnë në Shqipëri - “Vend i mundësive, jemi 21 të ardhur në këtë kompani ndërtimi”
Alida Lula / SCAN Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë puntorë të huaj. Një......

Arsimi profesional, mbi 15 mijë nxënës të regjistruar - Manastirliu: Orientim drejt zanateve, 10% më tepër të rinj
Ernilda Luzi/ SCAN Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se janë mbi 15 mijë nxënës që ndjekin aktualisht arsimin......

Cilat konsiderohen profesionet më stresuese në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Pasiguria globale dhe shkurtimet në rritje në punë mund ta bëjnë më të vështirë gjetjen e një pune. Në të njëjtën kohë, rritja e......

25 familje në Bashkinë Mat marrin çelësat e banesave - Cilët janë përfituesit e programit Kombëtar të Strehimit Social?
Diamila Leka/ Scan Në kuadër të programit Kombëtar të Strehimit Social, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dorëzoi çelësat e......

Turizmi, Shqipëria 3.8 mln net-qëndrime nga të huajt - EUROSTAT, pozicionim më mirë se Mali i Zi dhe RMV
Hamit Yzeiraj/SCAN Ndonëse mund të jetë lokomotiva që mund të tërheqë ekonominë e vendit në vitet në vijim, Shqipëria ka ende punë për të arritur......

Konferenca ndërkombëtare e turizmit në Tiranë - Kumbaro: 2 mld euro të ardhura në 6-mujorin e parë
Alida Lula / SCAN Tirana është kthyer sërish kryeqendër e eventeve europiane të turizmit. Në konferencën “Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore......