Shqipëria dhe Kosova, të gatshme për të investuar në inovacion - 40% e bizneseve në rajon e kanë të pamundur alokimin e fondeve në kërkim & zhvillim

Armela Duka/SCAN
Në një botë ku inovacioni është motori kryesor për zhvillimin ekonomik dhe konkurrencën globale, investimet në kërkim dhe zhvillim janë thelbësore për rritjen afatgjatë të bizneseve. "Barometri i Ballkanit 2024" ofron një pasqyrë të qartë mbi qasjen e bizneseve në Ballkanin Perëndimor për sa i përket gatishmërisë së tyre për të investuar në këtë fushë në tre vitet e ardhshme.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet më optimiste në lidhje me investimet në kërkim-zhvillim. Rreth 32% e bizneseve të anketuara shprehen se është e "mundshme" që ato të investojnë fondet e tyre për të zhvilluar produkte apo shërbime të reja apo të përmirësuara në tre vitet e ardhshme. Kjo përqindje është më e larta në rajon.
Gjithashtu, 31% e bizneseve në Shqipëri mendojnë se është "disi e mundshme" që të kryejnë investime në këtë fushë. Megjithatë, nuk mund të injorojmë faktin që 31% e ndërmarrjeve shqiptare e shohin si “të pamundur" që të investojnë fondet e tyre në kërkim-zhvillim.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi ë shtë qasja e vendeve të tjera të rajonit pë r të investuar në kërkim zhvillim. Në rajon, Kosova paraqitet si një lider në qasjen pozitive ndaj investimeve në kërkim dhe zhvillim. Rreth 24% e bizneseve kosovare e shohin të mundur këtë lloj investimi, ndërkohë që një përqindje e lartë prej 59% mendojnë se është disi e mundur. Në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmarrjet janë më të kujdesshme në lidhje me investimet në kë të drejtim. Vetëm 23% e tyre e konsiderojnë të mundur këtë investim,dhe 31% e bizneseve mbeten skeptike, duke treguar një nivel të lartë pasigurie pë r investimin e fondeve të tyre në kë rkim-zhvillim
Nga ana tjetër, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë ndër vendet më skeptike në lidhje me investimet në kërkim dhe zhvillim. Vetëm 7% e bizneseve serbe e shohin të mundur një investim të tillë, ndërsa 68% e tyre e konsiderojnë të pamundur. Në mënyrë të ngjashme, Maqedonia e Veriut tregon një pasiguri të madhe, ku vetëm 10% e bizneseve e konsiderojnë investimin në kë të fushë si të mundur, ndërsa 61% e shohin të pamundur. Kjo nënkupton një mungesë burimesh ose mundësish për t’u përfshirë në inovacion, duke e lënë vendin në një pozitë të vështirë për të konkurruar në tregjet globale.

Strategjia afatmesme e të ardhurave - Stefani: Rëndësi ka zbatimi i saj. Sulejmani: Epokë e re që synon individin
Lidion Kulla/Scan Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi gjatë prezantimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave përpara Këshillit Tatimor se......

INSTAT rivlerëson rritjen ekonomike - Ndryshon metodologjia për matjen e PBB-së. Rritja për vitin 2023 vlerësohet në 3.94%
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, bëjnë me dije se gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare, krahasuar me vitin......

Risia, nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - BERZH hap tenderin për ndërtimin, pjesë e kredisë 70 mln euro të OSHEE-së
Ola Mitre / SCAN Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e nënstacionit të parë nëntokësor elektrik në Shqipëri.......

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të hënë të humbasë pikë duke u dobësuar sërish në raport me javën e shkuar teksa është blerë sot me 88.1 lekë dhe......

Jetëgjatësia e shëndetshme në BE - Malta kryeson. Danimarka e Letonia, në fund të renditjes
Kristi Ceta/SCAN Kur bëhet fjalë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, Malta është vendi më i mirë në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të reja......

Tregtia Rusi-BE, në rritje - Marrëdhëniet dypalëshe tejkaluan shifrën e 6 miliardë eurove
Kristi Ceta/SCAN Tregtia midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian u rrit në korrik për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe......

Holanda, mbi 50% e energjisë nga burime të rinovueshme - Qeveria synon të arrijë 70% të prodhimit deri në vitin 2030
Kristi Ceta/SCAN Për herë të parë, më shumë se gjysma e energjisë elektrike holandeze është prodhuar nga burime të rinovueshme, raporton zyra vendase e......

Monitorimi i hipertensionit me anë të zërit - “IA” studion veçoritë vokale për të zbuluar presionin e lartë të gjakut
Kristi Ceta/SCAN Studiuesit në Klick Labs kanë bërë një zbulim inovativ në monitorimin e shëndetit. Ata kanë zhvilluar një teknikë të re, joinvazive që......