Si do të shpërndahen 15 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, financim deri 20 mijë euro për aplikant

Elisabeta Dosku/ SCAN
Nga 30 shtatori janë hapur aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që duan të përfitojnë nga skema e investimeve në bujqësi, ku në dispozicion janë vendosur 15 milionë euro.
Por si do të shpërndahen këto para’? Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë, i cili ka hyrë në fuqi, detajon se janë 5 skema të reja mbështetëse për fermerët.
Konkretisht, për ndërtimin e serrave diellore të reja me sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 2 ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; jo më shumë 8 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë dhe jo më shumë se 4 katër milionë lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.
Për masën rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, përfitimi do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15.5 milion lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë dhe jo më shumë se 5 hektarë.
Referuar udhëzimit, do të mbështeten fermerë për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, me kapacitet jo më pak se 10 lopë, jo më pak se 100 të imta, jo më pak se 10)dosa dhe jo më pak se 10 mijë shpendë. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt;
Për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt
Mbështetja për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut do të jetë në masën 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt.
Për të përfituar nga masat mbështetëse 9-13 aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR, Ministrisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Duhet të kenë shlyer sigurimet shoqërore në rastin e fermerëve individualë; të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit; të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.
Përfituesve nga masat e mbështetjes së investimeve 9-13, pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka sipas përcaktimeve të kontratës. Aplikimet për masat mbështetëse të investimeve do të bëhen nga data 30.9.2024 deri më 8.11.2024, brenda orarit zyrtar
Sondazh

Rënie e besimit në tregti, treguesit e tjerë përmirësohen - Vrojtimi i BSH/ Industria, ndërtimi dhe shërbimet tregojnë rritje të qëndrueshme
Armela Duka/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike për muajin shtator të këtij viti u rrit me 0.6 pikë duke vazhduar trendin pozitiv të muajve të fundit.......

Rikuperon Dollari ndërsa Franga shënon rënie!
Dollari amerikan ka pasur rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 88.1 lekë dhe duke u shitur me 89.2 lekë në raport me ditën e......

Risena Xhaja në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara
Risena Xhaja emërohet në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të......

Më pak humbje energjie në rrjet - ERE: Në janar-gusht niveli arriti në 17.59%
Ola Mitre / SCAN Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 8 - mujorin e parë të këtij viti u regjistrua në 17.56%, apo 1.59 % më pak se e njëjta......

Bien çmimet globale të orizit - Ndryshimet u reflektuan pasi India rinisi eksportet e orizit të bardhë
Kristi Ceta/SCAN Çmimet globale të orizit ranë pasi India, eksportuesi numër 1 në botë i drithit, dha dritën jeshile për rifillimin e eksporteve, duke......

India, ndotësi më i madh i plastikës në botë - Përbën rreth 1/5 e emetimeve globale, me 9.3 mln ton në vit
Kristi Ceta/ SCAN Në një studim të fundit, India është shfaqur si ndotësi më i madh i plastikës në botë, duke nxjerrë 9.3 milionë tonë plastikë çdo......

Greqi, turizmi “mbush” llogaritë bankare - Depozitat e individëve u rritën me 1 miliard euro në gusht
Kristi Ceta/SCAN Llogaritë bankare të familjeve greke janë rritur me 1,035 miliardë euro në muajin gusht, sipas të dhënave të Bankës Qendrore për......

Rritja e kërkesës për bakër - Parashikohet përdorimi i 1 milion tonëve shtesë në vit deri në 2035
Kristi Ceta/SCAN Kompania australiane e minierave BHP (Broken Hill Propriety) pret që bota të konsumojë mesatarisht 1 milion tonë bakër shtesë në vit......