Shërbimet në e-Albania do të rizhvillohen - AKSHI hap tenderin 17.2 mln euro. Rëndësi për qytetarët dhe bizneset

Ola Mitre / SCAN
Shërbimet elektronike që ofrohen në portalin e-Albania do të rizhvillohen. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin me vlerë 1.72 mld lekë apo 17.2 mln euro, duke specifikuar se qëllimi është ofrimi i shërbimeve në një arkitekturë me mikro shërbime.
Rizhvillimi i portalit e-Albania ka rëndësi për qytetarët dhe bizneset, pasi prej majit të vitit 2022, të gjitha shërbimet publike, ofrohen vetëm elektronikisht, nëpërmjet kësaj platforme unike qeveritare e-Albania. Disa prej këtyre shërbimeve mbështeten në nënshkrimet dhe vulat elektronike, duke garantuar kështu transaksionet elektronike për bizneset dhe qytetarët.
Shërbimet në portalin e-Albania janë organizuar në dy grupe të mëdha: shërbime informuese dhe shërbime elektronike, të cilat ofrohen nga institucionet e administratës publike qendrore, të varësisë dhe të pavarura.
Sipas AKSHI-t shërbimet elektronike përbëjnë pjesën më të rëndësishme të portalit, pasi u krijojnë mundësinë qytetarëve apo bizneseve të marrin shërbimin e kërkuar pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës, si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme. Ndërkaq, referuar tenderit të hapur, kompanitë e interesuara kanë një muaj afat për dorëzimin e dokumenteve.
Sondazh

Financimi digjital në zonat rurale - Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i shlyejnë detyrimet financiare online
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka po përmbushin nevojën e sektorit të bujqësisë për më shumë financim, duke ofruar më tepër kredi dhe......

1 milion kontrata sigurimi në 8 muaj - AMF: Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 16.35 mld lekë
Hamit Yzeiraj/SCAN Gjatë periudhës janar - gusht 2024, tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme. Të ardhurat nga primet e......

Ndërtimi dhe shërbimet “ushqejnë” ekonominë - Rritja e PBB në gjysmën e parë të vitit arrin në 3.9%
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit dhe shërbimeve japin kontributin kryesor në ekonominë shqiptare, ndërsa rritja ekonomike për gjysmën e parë......

Kreu i ri i NATO-s thekson mbështetjen për Ukrainën - Rutte, “i pashqetësuar” për pasojat e zgjedhjeve të SHBA brenda aleancës
Kristi Ceta/SCAN Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën dhe tha se nuk ishte i shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme......

Ekonomia u rrit me 4,06% në tremujorin e dytë
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për rritjen e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B)......

Cilat biznese morën më shumë kredi? - Tregtia kryeson edhe në Gusht. Energjia "sposton" ndërtimin
Xhorxhina Deda/SCAN Huaja e re drejt sektorit privat jofinanciar gjatë Gushtit fiksohet pranë rreth 33 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar......

Si do të shpërndahen 15 milionë euro në bujqësi? - Skema e investimeve, financim deri 20 mijë euro për aplikant
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga 30 shtatori janë hapur aplikimet për fermerët dhe grupimet e fermerëve që duan të përfitojnë nga skema e investimeve në......

Rënie e besimit në tregti, treguesit e tjerë përmirësohen - Vrojtimi i BSH/ Industria, ndërtimi dhe shërbimet tregojnë rritje të qëndrueshme
Armela Duka/SCAN Treguesi i ndjesisë ekonomike për muajin shtator të këtij viti u rrit me 0.6 pikë duke vazhduar trendin pozitiv të muajve të fundit.......