Gushti i aksidenteve, shtimi i trafikut i bën rrugët më të rrezikshme - Krahasuar me 2023 pati 48% më shumë ‘përplasje’, shumica të premteve

Shtimi i trafikut në rrugët tona përkthehet menjëherë në më shumë aksidente. Kjo jo për arsye të rrugëve por të drejtuesve të mjeteve. Këtë e konfirmon fakti se në gusht ku kthehen emigrantët dhe të premteve ku njerëzit lëvizin për fundjava fluksi i përplasjeve në rrugë është më i lartë.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në Gusht 2024 kanë ndodhur 173 aksidente rrugore. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, kur u shënuan 117 aksidente, numri i tyre u rrit me 48%.
Krahas aksidenteve është shtuar dhe numri i të dëmtuarve në to. Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (INSTAT njofton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore.
Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Gusht 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 8,1 %.
Sondazh

Rekord investimesh në turizëm - Green Coast prezanton risitë dhe vizionin e së ardhmes
Pas një investimi rekord në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me turizmin elitar në botë, Green Coast ka prezantuar risitë dhe......

Dialogu Global i Berlinit, Balluku: Investitorët gjermanë, interes për Shqipërinë
Në Berlin, u zhvillua Dialogu Global i Berlinit. Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Financave dhe Ministren e Turizmit e Mjedisit......

Inflacioni i Eurozonës bie nën objektivin e BQE-së!
Edel Strazimiri / SCAN Rënia nën objektivin prej 2% ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimeve të energjisë. Megjithatë, ekonomia evropiane mund të mos......

“Thelbësore, ruajtja e stabilitetit të çmimeve” – Sejko, në Konferencën e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut
Diamila Leka/Scan Guvernatori Sejko mori pjesë në Konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti......

Shërbimet në e-Albania do të rizhvillohen - AKSHI hap tenderin 17.2 mln euro. Rëndësi për qytetarët dhe bizneset
Ola Mitre / SCAN Shërbimet elektronike që ofrohen në portalin e-Albania do të rizhvillohen. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur......

Financimi digjital në zonat rurale - Gjoni: Mbi 50% e fermerëve i shlyejnë detyrimet financiare online
Ledina Elezi/SCAN Institucionet financiare jo banka po përmbushin nevojën e sektorit të bujqësisë për më shumë financim, duke ofruar më tepër kredi dhe......

1 milion kontrata sigurimi në 8 muaj - AMF: Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 16.35 mld lekë
Hamit Yzeiraj/SCAN Gjatë periudhës janar - gusht 2024, tregu i sigurimeve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme. Të ardhurat nga primet e......

Ndërtimi dhe shërbimet “ushqejnë” ekonominë - Rritja e PBB në gjysmën e parë të vitit arrin në 3.9%
Elisabeta Dosku/ SCAN Sektori i ndërtimit dhe shërbimeve japin kontributin kryesor në ekonominë shqiptare, ndërsa rritja ekonomike për gjysmën e parë......