Turqia investon për energjinë e gjelbër - Qeveria synon trefishimin e kapacitetit deri në vitin 2035

Kristi Ceta/SCAN
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar tha se Turqia dëshiron të trefishojë kapacitetin e energjisë së erës dhe diellore deri në vitin 2035.
Sipas ministrit, tre sfidat kryesore për sektorin energjetik të vendit janë plotësimi i kërkesës nga familjet, ulja e varësisë nga importi dhe kryerja e tranzicionit energjetik, shpjegoi ministri. Ai pranoi se dy të tretat e energjisë primare vijnë nga jashtë.
Turqia dëshiron të rrisë kapacitetin e saj të energjisë së erës dhe diellit në 100 GW (gigavat) në total deri në vitin 2035, nga 30 GW aktual. Kohët e fundit vendi arriti në 16 GW në kapacitetin operativ fotovoltaik.
Termocentralet konvencionale bërthamore, si dhe reaktorët e vegjël modularë duhet të hyjnë në përzierjen e energjisë, shtoi ministri. Nga këto burime, vendi synon një kapacitet të kombinuar prej 20 GW deri në vitin 2050.
Qeveria po punon për kërkimin dhe nxjerrjen e mineraleve kritike dhe zgjerimin e kapaciteteve të transmetimit të energjisë elektrike për të integruar më shumë burime të rinovueshme.
Bayraktar theksoi se Turqia ka investuar shumë në infrastrukturën e gazit natyror, duke përfshirë tubacionet, projektet ndërkombëtare dhe depozitimin nëntokësor. Ajo ka tregun e katërt më të madh të gazit në Evropë, me një konsum prej 50 miliardë metrash kub në vit.
Vendi ka ambicien për ta bërë ekonominë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2053. Përpjekjet përfshijnë mbështetjen për prodhuesit vendas të pajisjeve të energjisë dhe për kërkesat në këtë sektor.
Sondazh

Tatimet me drejtor të ri, Ilir Binaj vjen në krye
Këshilli i Ministrave emëron Ilir Binajn si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, mbajtur këtë të......

Dekarbonizimi, Shqipëria në qendër të rritjes rajonale
Dekarbonizimi nuk është thjesht një domosdoshmëri mjedisore, por një mundësi e madhe për inovacion dhe zhvillim ekonomik. Në shtator, Tirana u bë qendra e......

“Deklaroni pagat reale të punonjësve”, tatimet mesazh subjekteve
https://youtu.be/_lNmi8jct4I?si=KVVmROXYOwCJswRt Ola Mitre/ Scan Administrata tatimore i'u kërkon bizneseve deklarimin e pagave reale të punonjësve të......

Banka e Shqipërisë shtrëngon rregullat për mikrokreditë-Sejko: Analizë më e mirë risku
https://youtu.be/20o8uIyN_Qs?si=SThhlaS7Y87aB4XI Ola Mitre/ Scan Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për......

Bitcoin bie përsëri në nivelin e 60 mijë dollarë ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten!
Edel Strazimiri / SCAN Kriptomonedhat ishin nën presion të mërkurën, pasi bitcoin u kthye në nivelin e 60,000 dollarë për të nisur atë që zakonisht......

Miratohen dy dokumente për çeljen e negociatave - Ministri Manja: Shumë shpejt, Shqipëria në Tryezën e Dytë Ndërqeveritare
Ernilda Luzi/ Scan Këshilli i Ministrave miratoi të ashtuquajturin “pozicion negociues për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin......

Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri? - Numbeo: Pas Tiranës, Durrësi dhe Vlora më të shtrenjtat
Hamit Yzeiraj/SCAN Sipas të dhënave nga Numbeo, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri tregon një variabilitet të madh në çmimet për metër katror......

“Dalin në dritë” qiratë e pa deklaruara të apartamenteve - Bizneset, afat deri më 20 tetor të dorëzojnë kontratat, ose dokumentin e pronësisë
Elisabeta Dosku/ SCAN Apartamentet e dhëna me qira për biznes, por nuk janë deklaruar si të tilla, tashmë do të hyjnë në regjim tatimor. Brenda......