Bota Postuar më 3 Tetor 2024, 13:46

Rriten investimet e “gjelbra” kineze jashte vendit - Kompanitë kanë financuar 100 miliardë dollarë që nga fillimi i 2023

Nga SCAN TV
Rriten investimet e “gjelbra” kineze jashte vendit - Kompanitë

Kristi Ceta/SCAN

 

Investimet e firmave kineze jashtë shtetit në projektet e teknologjisë së energjisë së pastër kanë tejkaluar 100 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2023, pasi synojnë të shmangin tarifat në SHBA dhe Evropë, u shpreh grupi australian i kërkimit Climate Energy Finance (CEF).

Kina është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i produkteve të tilla si panelet diellore, bateritë e litiumit dhe automjetet elektrike, me investimet, inovacionin dhe aftësitë prodhuese që udhëheqin botën me një "diferencë mahnitëse", tha CEF në një raport kërkimor.

Pekini është përgjegjës për 32.5% të eksporteve globale të automjeteve elektrike, 24.1% të baterive të litiumit dhe 78.1% të paneleve diellore, por ky dominim ka shkaktuar shqetësime se po përdor tepricat e kapacitetit gjigant për të përmbytur tregjet, për të ulur çmimet dhe për të minuar konkurrentët.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë vendosur tashmë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë dhe Bashkimi Evropian do të votojë për këtë çështje brenda kësaj jave. Importet amerikane të paneleve diellore kineze dhe baterive litium janë gjithashtu subjekt i tarifave, përkatësisht me 50% dhe 25%.

Analistët shpjeguan se investimet nga kompanitë private kineze janë të nxitura kryesisht nga nevoja për të anashkaluar barrierat tregtare. Sipas tyre, BYD, prodhuesi kryesor kinez i automjeteve elektrike, po ndërton një fabrikë 1 miliard dollarë në Turqi për të shmangur një tarifë të propozuar nga BE prej gati 40%. Gjithashtu, prodhuesit e baterive po planifikojnë fabrika në Gjermani, Hungari dhe vende të tjera.

Sipas një studimi të publikuar nga Instituti Grantham i Britanisë këtë vit, dy të tretat e kapacitetit të teknologjisë së pastër të Kinës do të ishin "tepricë ndaj kërkesave të brendshme" dhe në kërkim të tregjeve të eksportit deri në vitin 2030, me kapacitet total të prodhimit diellor që synon të arrijë në 860 gigavat.

Pekini ka kundërshtuar rritjen e tarifave, duke thënë se "shkëputja" nga prodhimi kinez mund të rrisë faturën globale të tranzicionit të energjisë me 20%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......