Shqipëria Postuar më 25 Nëntor 2025, 13:27

Sistem performance për bashkitë - Demo: Granti, bazuar në zbatimin e planeve

Nga Elisabeta Dosku

Sistem performance për bashkitë - Demo: Granti, bazuar në

Bashkitë kanë shënuar progres në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.

Gjatë konferencës ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u shpreh se për vitin 2026,  granti i performancës do të jepet sa i takon zbatimit të planeve që kanë hartuar bashkitë. 

“Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024. Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”

Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri:

“Performanca e pushtetit vendor po përmirësohet por në këtë raport dalin edhe sfida që duhen adresuar. Sistemi që është vendosur për matjen e perfomances dhe granti janë shumë te rëndësishëm për të rritur transparencën dhe cilësinë e  shërbimeve publike.  Ne shumicën e rasteve këto plane u bënë në mënyrë të pavarur.  Ky është një hap i rëndësishëm drejt maturimit dhe lidershipit të pushtetit vendor dhe kjo tregon që bashkitë janë të gatshme për ta zhvilluar vetë vetën e tyre dhe jemi të inkurajuar që planet bashkiake janë në një hap me politikat qendrore. Kështu Shqipëria po përgatitet edhe më mirë për integrimin në BE. Po shohim që qeverisje që bazohet tek performanca dhe kjo sjell vendime në bazë të dhënave dhe financim në bazë të rezultateve”.

Në konferencë u njoftua gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat