Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh

Ola Mitre / SCAN
Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me muajin gusht. Sipas të dhënave nga ALPEX çmimi mesatar për shtatorin arriti në 130.21 euro/ mWh, apo rreth 11 euro/ mWh më pak se gushti, kur çmimi mesatar u shënua në 141.26 euro/ mWh.
Sa i takon volumeve të energjisë të tregtuara, edhe shtatori ka shënuar thuajse të njëjtën tendencë me muajt e mëparshëm, teksa përgatë gjithë vitit 2024 përmes këtij instrumenti janë tregtuar rreth 1.1 mln mWh energji.
Ndërkaq, për periudhën janar – shtator, çmimi mesatar për zonat ofertuese të Shqipërisë dhe Kosovës përllogaritet në rreth 100 euro/mWh. Pak kohë më parë ALPEX raportoi pranë Entit Rregullator të Energjisë se në rreth 73% të rasteve çmimet e tregtimit të enegjisë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike ndjekin të njëjtin trend me çmimet e Bursës Hungareze.
Kjo në bazë të analizës së kryer midis çmimeve mesatare të saj me ato të HUPX për të gjetur korrelacionin midis tyre. Të dhënat tregojnë gjithashtu se çmimi mestar në Bursën Hungareze, HUPX, rezulton më i ulët në 65.4% të rasteve, ndërsa në ALPEX në 34.6% të rasteve ose 5.01 euro/mWh mesatarisht më i lartë në ditë.
Sondazh

Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Hamit Yzeiraj/SCAN Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm......

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi
Elisabeta Dosku/SCAN Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e......

Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”
Xhorxhina Deda/SCAN Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por......

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......

Të rinjtë e këtij vendi janë më të palumturit - Çfarë fshihet pas rënies së kësaj mirëqenieje në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të......

Cili kryeqytet europian është më i miri për të gjetur një punë të mirë?
Edel Strazimiri / SCAN Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm......

“BE, i angazhuar në përpjekjet antikorrupsion” - Gonzato: Kërkohet një qasje e plotë duke përfshirë të gjithë aktorët
Ernilda Luzi/ Scan Në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën kundër Korrupsionit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Europian......