Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik

Hamit Yzeiraj/SCAN
Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm motorik. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë 8 muajve të parë të vitit, kompanitë e sigurimit kanë arkëtuar rreth 9.8 miliardë lekë, një rritje prej 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se numri i automjeteve të importuara gjatë periudhës janar-gusht ka arritur në rreth 70 mijë.
Pas pajisjes me dokumentet përkatëse, këto automjete u nënshtrohen procesit të sigurimit motorik, e cila fillon përllogaritet në bazë të vitit të prodhimit të mjetit por edhe nga fuqia motorike e cila është në varësi të kategorive.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i automjeteve të importuara ka shënuar një rritje prej gati 29%, faktor ky kryesor për rritjen e primeve të sigurimit të detyrueshëm motorik nga kompanitë e sigurimit.
Muajin e kaluar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi një rregullore të re për llogaritjen e primeve të sigurimit, e cila do të bazohet në historikun e aksidenteve të drejtuesve të automjeteve. Kjo rregullore e re pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e funksionimit të tregut të sigurimeve.
Sondazh

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi
Elisabeta Dosku/SCAN Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e......

Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”
Xhorxhina Deda/SCAN Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por......

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......

Të rinjtë e këtij vendi janë më të palumturit - Çfarë fshihet pas rënies së kësaj mirëqenieje në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të......

Cili kryeqytet europian është më i miri për të gjetur një punë të mirë?
Edel Strazimiri / SCAN Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm......

“BE, i angazhuar në përpjekjet antikorrupsion” - Gonzato: Kërkohet një qasje e plotë duke përfshirë të gjithë aktorët
Ernilda Luzi/ Scan Në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën kundër Korrupsionit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato tha se Bashkimi Europian......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është forcuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 88.9 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë sipas kursit të këmbimit......