Shqipëria Postuar më 3 Tetor 2024, 12:22

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi

Nga SCAN TV
Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? -

Elisabeta Dosku/SCAN

Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në një intervistë për SCAN TV,  ekspertja e pasurive të paluajtshme Armela Spahiu, sqaron se në këtë rast, kostot që do të kenë pronarët e prekur për të paguar normën tatimore prej 15%, transferohen tek çmimi final.

Por sipas Spahiut, kontrata e qirasë midis pronarit të një apartamenti dhe subjektit apo individit që e përdor atë, janë domosdoshmëri dhe ka një sërë përfitimesh për të dyja palët.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme bën me dije se tashmë ka një fluks kërkese për ambiente tregtare në kryeqytet dhe çmimet arrijnë deri në 50 euro për m2.

Brenda datës 20 tetor, bizneset duhet të deklarojnë pranë administratës tatimore statusin e pronësisë apo kontratën e qirasë të ambientit ku ushtrojnë aktivitetin ekonomik.

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Tetor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

  Dollari amerikan është forcuar disi nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 88.9 lekë dhe është shitur me 90.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......