61% e kredive përdoren për blerje banesash - BSH: Kreditë me qëllim konsumi pësuan një rënie të lehtë në muajin gusht

Ledina Elezi/SCAN
Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse e pamundur. Për këtë arsye, për shumë çifte të reja apo persona të tjerë që heqin dorë nga të jetuarit në shtëpi me qira, zgjidhja e vetme mbetet marrja e një kredie.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ka arritur në 132 milionë lekë huaja për blerje banesash nga individët në muajin gusht, një rritje me 1.4% krahasuar me korrikun. Konkretisht, kredia për blerjen e një apartamenti zë gati 61% të totalit të huasë në lekë të marrë nga individët. Që prej vitit të kaluar, kredia për këtë qëllim ka pasur një rritje të qëndrueshme.
Pjesa tjetër e huave janë përdorur nga qytetarët për overdraft ose për blerjen e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm. Huaja e marrë me qëllim blerjen e ushqimeve, veshmbathjeve, produkteve kozmetike dhe të pastrimit, cigareve apo naftës, vjen e dyta në listë me një total prej 45 milionë lekësh ose rreth 21% të shumës së përgjithshme të kredisë. Ndërkohë, kredia e përdorur për blerje makine, elektroshtëpiakesh, mobilje dhe pajisje të tjera elektronike zë 10% të totalit, me një vlerë prej 22 milionë lekësh. Nga ana tjetër, vetëm 3.6% e kredive të dhëna në muajin gusht janë përdorur për kryerjen e pagesave të overdraftit.
Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të lehtë prej 2.8% të kredive për konsum, ndërsa ato për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të tjera kanë pësuar rritje.
Në të gjitha monedhat, totali i huave të marra nga individët dhe institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve është regjistruar në 296 milionë.

Ndërhyrje në rrugë për mirëmbajtjen - ARRSH, tenderë 791 mln lekë për 2 rajone të vendit
Ola Mitre / SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderët për punime dhe mirëmbajtje rrugësh për 2 rajone të vendit. Procedurat e......

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh
Ola Mitre / SCAN Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me......

Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Hamit Yzeiraj/SCAN Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm......

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi
Elisabeta Dosku/SCAN Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e......

Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”
Xhorxhina Deda/SCAN Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por......

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......

Të rinjtë e këtij vendi janë më të palumturit - Çfarë fshihet pas rënies së kësaj mirëqenieje në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të......