Ndërhyrje në rrugë për mirëmbajtjen - ARRSH, tenderë 791 mln lekë për 2 rajone të vendit

Ola Mitre / SCAN
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të rishpallë tenderët për punime dhe mirëmbajtje rrugësh për 2 rajone të vendit.
Procedurat e prokurimit u hapën fillimisht në muajin qershor për 4 rajonet, por pas zhvillimit për Rajonin Qendër Lindje Korçë dhe Qendër Perëndim Tiranë, tenderët për kontratat e mirëmbajtjes do të rishpallen, çka sugjeron mosfinalizimin me sukses të tyre gjatë fazës së parë.
Sipas planifikimit të ARRSH-së, fondi limit për rajonin Qendër Lindje Korçë do të jetë 541.2 mln lekë, ndërkohë që për rajonin Qendër Perëndim Tiranë, 250 mln lekë.
Mirëmbjatja e rrugëve nacionale të vendit ndahet në 4 rajone, teksa zhvillimi i procedurave përkon me përfundimin e kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve, të lidhura në vitin 2020. Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj.
Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto - beton, etj.
Sondazh

Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 130.21 euro/mWh. Në 9 muaj janë tregtuar 1.1 mln mWh
Ola Mitre / SCAN Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit shtator, në raport me......

Rriten të ardhurat e kompanive të sigurimit - AMF: Në 8 muaj, 9.8 mld lekë vetëm nga sigurimi i detyrueshëm motorik
Hamit Yzeiraj/SCAN Importimi masiv i automjeteve po ndikojnë pozitivisht në të ardhurat e kompanive të sigurimeve përmes sigurimit të detyrueshëm......

Pse ngelin mjetet në Kontrollin Teknik? - Në 9 muaj janë testuar 311,303 makina në total
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar......

Sa do të ndikojë në treg deklarimi i kontratave të qirave? - Spahiu: Tatimi transferohet në çmim, fluks kërkese për ambiente biznesi
Elisabeta Dosku/SCAN Detyrimi për të dorëzuar kontratat e qirave nga tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik, pritet të sjellë ndikim edhe në tregun e......

Si ndryshoi harta e eksporteve në tetë muaj? - Italia dhe Kosova përfaqësojnë më shumë se gjysmën. Sllovakia përfshihet në “top 10”
Xhorxhina Deda/SCAN Që nga fillimi i këtij viti rënia e nivelit të çmimve dhe zhvlerësimi i euros shfaqën efekte të dukshme në eksportet shqiptare. Por......

Sa e vizituan shqiptarët Ballkanin Perëndimor gjatë një viti? - 57% udhëtuan vetëm një herë. Kosova e Mali i Zi kryesojnë për udhëtimet e shpeshta
Armela Duka/SCAN "Barometri i Ballkanit 2024” ka kryer një anketim për të matur frekuencën e udhëtimeve brenda Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e......

Të rinjtë e këtij vendi janë më të palumturit - Çfarë fshihet pas rënies së kësaj mirëqenieje në Europë?
Edel Strazimiri / SCAN Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të......

Cili kryeqytet europian është më i miri për të gjetur një punë të mirë?
Edel Strazimiri / SCAN Faktorë të tillë si gjendja ekonomike e vendit, shkalla e papunësisë dhe nëse është apo jo kryeqytet mund të ndikojnë ndjeshëm......