Furrat, gjoba 200 mijë lekë nëse shesin bukë pa etiketë! Pas 15 nëntorit nisin kontrollet në subjekte nga Inspektorati i Tregut

Furrat e bukës do të jenë të detyruara që pas datës 15 nëntor, të shesin çdo produkt të shoqëruar me etiketa treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes.
Shoqata e prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka rikujtuar subjekteve se në gjysmën e dytë të muajit nëntor do të nisin kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes Tregut dhe për ata që kapen në shkelje, parashikohen masa administrative. Shoqata e prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka marrë shembull se si duhet të jenë etiketat e vendosura që do të jetë ne raftet poshtë çdo lloj buke Psh. Bukë Integrale -- Pesha 400 gr --- 80 lek.
Gjithashtu theksohet se në ambientin e Furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke . Psh: Nr : Bukë Fshati --- 1kg --- 140 lekë; Bukë Integrale --1 kg --- lekë; Etj. Ky është një shembull i listës për të gjithë llojet e bukës që do të paraqitet në formatin A4, raporton SCAN.
Pas datës 15 Nëntor , Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Tregut do të ushtrojë kontroll për zbatimin e këtij rregulli.
Në rast shkeljesh, gjobat variojnë deri në 200 mijë lekë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Dalja e Shqipërisë nga lista gri, si përfitojnë pronat? - NAREA: Rritet shpejtësia në kryerjen e transaksioneve
Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është konsideruar si një lajm shumë i rëndësishëm edhe për sektorin e pasurive të paluajtshëm në......

Nafta, në rënie mes panikut - BoA: Nafta mund të shkojë në 250 USD nëse mbyllet “Hormuzi”
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pavarësisht se Izraeli ka filluar operacionin ushtarak tokësor në Rripin e Gazës, duke shtuar frikën për......

Euro ngjitet në mbi 1.06 USD - Investitorët presin takimet e Bankës së Japonisë, FED dhe BoE
Euro e ka nisur në rritje këtë javë, përballë dollarit amerikan, duke u ngjitur sërish mbi nivelin teknik të 1.06. Investitorët po presin takimet e bankave......

Ari “thyen” nivelin psikologjik të 2,000 USD - Mbështetet nga konflikti në Lindjen e Mesme, tregjet presin FED
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke tejkaluar madje nivelin teknik të 2,000 dollarëve, për shkak se kërkesa për asete të sigurta është......

Bitcoin “flirton” me nivelin e 35,000 USD - Rritja e çmimit shton interesin e investitorëve të mëdhenj
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë kufirit të 35 mijë dollarëve. Ndërkohë,......

Bursat e nisin javën në rritje - HSBC raporton rritje të fitimeve pas taksave me 235% në T3
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pavarësisht luhatshmërisë që ofron lufta në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe......

Biden, urdhër për kompanitë e AI - Do të raportojnë rezultatet e testeve të sigurisë
Kompanitë, modelet e inteligjencës artificiale të të cilave mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, do të duhet të tregojnë se si po sigurojnë......

Bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Australi kanë dështuar! Cila është arsyeja?
Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe Australisë, e cila është në bisedime që nga viti 2018, nuk do të ndodhë shumë shpejt pasi përpjekja......