Nafta, në rënie mes panikut - BoA: Nafta mund të shkojë në 250 USD nëse mbyllet “Hormuzi”

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pavarësisht se Izraeli ka filluar operacionin ushtarak tokësor në Rripin e Gazës, duke shtuar frikën për përshkallëzimin e tensionit në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Rezervës Federale, që fillon të martën dhe përfundon të mërkurën. Banka Qendrore amerikane pritet të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, pasi ekonomia më e madhe në botë u rrit me me 4.9% me bazë vjetore, në tremujorin e tretë të vitit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi gjatë një fjalimi të shtunën se vendi ka hyrë në fazën e dytë të luftës me Hamasin. Në sesionin e së premtes të javës së kaluar, nafta u rrit në mbi 90 dollarë për fuçi. Përshkallëzimi i luftës ka rritur rrezikun e një çrregullimi të mundshëm të furnizimit të tregut, një shqetësim i vazhdueshëm që kur shpërtheu lufta në datën 7 tetor.
Tregjet ka të ngjarë të shtojnë një prim shtesë të rrezikut të luftës duke pasur parasysh zhvillimet më të fundit. Më shumë prim rreziku mund të faktorizohet në një çmim më të lartë të naftës bruto.
Kontratat e naftës së papërpunuar janë rritur me rreth 3%, që nga sulmi i Hamasit, por potenciali për një konflikt më të gjerë po i mban tregjet nën kujdes. Izraeli dhe territoret palestineze nuk janë lojtarë të rëndësishëm në tregun e naftës, por konflikti po zhvillohet në rajonin më të pasur me naftë, duke ngritur shqetësime se lufta mund të zgjerohet përtej Gazës.
Të dielën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan tha se SHBA-të shohin një “rrezik të rritur” të përhapjes së konfliktit në pjesë të tjera në rajonin e Lindjes së Mesme. Irani është një prodhues i madh i naftës dhe mbështetësi kryesor i Hamasit.
Ushtria izraelite ka akuzuar Iranin se ka urdhëruar sulme nga grupet e milicisë që mbështet në Jemen, Irak dhe Liban, dhe ka furnizuar Hamasin me informacione të inteligjencës. Bank of America paralajmëroi javën e kaluar se çdo hakmarrje kundër Iranit mund të rrezikojë kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, që konsiderohet si pika më e rëndësishme e tranzitit të naftës në botë. Nëse ngushtica mbyllet, çmimet e naftës mund të rriten mbi 250 dollarë për fuçi, tha banka në shënim.
SCAN
Sondazh

Euro ngjitet në mbi 1.06 USD - Investitorët presin takimet e Bankës së Japonisë, FED dhe BoE
Euro e ka nisur në rritje këtë javë, përballë dollarit amerikan, duke u ngjitur sërish mbi nivelin teknik të 1.06. Investitorët po presin takimet e bankave......

Ari “thyen” nivelin psikologjik të 2,000 USD - Mbështetet nga konflikti në Lindjen e Mesme, tregjet presin FED
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke tejkaluar madje nivelin teknik të 2,000 dollarëve, për shkak se kërkesa për asete të sigurta është......

Bitcoin “flirton” me nivelin e 35,000 USD - Rritja e çmimit shton interesin e investitorëve të mëdhenj
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë kufirit të 35 mijë dollarëve. Ndërkohë,......

Bursat e nisin javën në rritje - HSBC raporton rritje të fitimeve pas taksave me 235% në T3
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pavarësisht luhatshmërisë që ofron lufta në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe......

Biden, urdhër për kompanitë e AI - Do të raportojnë rezultatet e testeve të sigurisë
Kompanitë, modelet e inteligjencës artificiale të të cilave mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, do të duhet të tregojnë se si po sigurojnë......

Bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Australi kanë dështuar! Cila është arsyeja?
Marrëveshja e tregtisë së lirë midis Bashkimit Europian dhe Australisë, e cila është në bisedime që nga viti 2018, nuk do të ndodhë shumë shpejt pasi përpjekja......

Presidenti i COP28 u kërkon vendeve të gjejnë gjuhën e përbashkët në samitin e OKB-së!
Bisedimet para-COP po zhvillohen këtë javë për të hedhur bazat për negociatat në samitin e OKB-së për klimën në fund të nëntorit. Presidenca e COP28 dhe dy......

Albsig, 2.4 milionë euro dëmshpërblim - Zhdëmtohet në kohë rekord pas djegies kompania e bojrave
Një zjarr i përmasave të mëdha, më 23 Shtator 2023, shkaktoi një dëm kolosal në kompaninë e bojrave Deutch Color, e cila për fat ishte e siguruar nga shoqëria......