Bota Postuar më 30 Tetor 2023, 18:30

Bitcoin “flirton” me nivelin e 35,000 USD - Rritja e çmimit shton interesin e investitorëve të mëdhenj

Nga SCAN TV
Bitcoin “flirton” me nivelin e 35,000 USD - Rritja e çmimit

Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, me bitcoin që i është afruar më shumë kufirit të 35 mijë dollarëve. Ndërkohë, aktiviteti në zinxhir i Bitcoin (BTC) sugjeron se investitorët me kapital të madh dhe me aftësi për të ndikuar në tendencat e tregut, kanë qenë aktivë gjatë lëvizjes së fundit të kriptomonedhës pranë 35,000 dollarëve. Numri i transaksioneve në “blockchain”-in e Bitcoin që përfshin vlera prej të paktën 100,000 dollarë u rrit në 23,400 javën e kaluar, sipas të dhënave të gjurmuara nga firma analitike e blockchain, IntoTheBlock.

Çmimi i bitcoin ju afrua 35,000 dollarëve, duke prekur nivelin më të lartë që nga fillimi i majit të vitit 2022. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bitcoin është rritur me rreth 107%, ndërsa vetëm gjatë tetorit është rritur me rreth 27%, për shkak të optimizmit se shumë shpejt autoritetet në SHBA do të miratojnë një ETF në bitcoin.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC) pritet gjerësisht të miratojë disa fonde të tregtuara në shkëmbim të bazuara në bitcoin (ETF), në fillim të vitit të ardhshëm. Analistët presin që nëse kjo do të ndodhë vlera e tregut të kriptomonedhës mund të arrijë në 42,000 dollarë apo edhe më lart.

Të dhënat e “blockchain” tregojnë se investitorët me pakicë janë bërë gjithashtu më aktivë javët e fundit. Sipas të dhënave të gjurmuara nga Deutsche Digital Assets, indeksi i aktivitetit të njësive të vogla, një mjet për të matur aktivitetin e investitorëve me pakicë, shënoi nivelin më të lartë në një vit, javën e kaluar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat