Bota Postuar më 30 Tetor 2023, 20:17

Euro ngjitet në mbi 1.06 USD - Investitorët presin takimet e Bankës së Japonisë, FED dhe BoE

Nga SCAN TV
Euro ngjitet në mbi 1.06 USD - Investitorët presin takimet e

Euro e ka nisur në rritje këtë javë, përballë dollarit amerikan, duke u ngjitur sërish mbi nivelin teknik të 1.06. Investitorët po presin takimet e bankave qëndrore më vonë gjatë javës, të cilat pritet të mos ndryshojnë normat e interesit, dhe disa të dhëna ekonomike.

Banka e Japonisë filloi sot takimin 2-ditor të politikave monetare dhe do të pasohet nga Rezerva Federale dhe nga Banka e Anglisë. Gjithashtu, ecuria e tregut të monedhave do të përcaktohet edhe nga të dhënat mbi inflacionin dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto në Eurozonë. Analistët mendojnë se dollari amerikan do të dominojë përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, gjatë kësaj jave.

Por, deficitet në rritje dhe barra e shtuar e normave të interesit kanë rritur ndjeshëm nevojën për financim të Thesarit në SHBA. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 106.4.

Në anën tjetër, monedha europiane ka gjetur një mbështetje nga të dhënat që treguan një ngadalësim të inflacionit në Gjermani. Gjithashtu, një tjetër raport tregoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto në ekonominë më të madhe të Europës u kontraktua me 0.1% në tremujorin e tretë të vitit.

Megjithatë, kjo ishte një shifër më e mirë se parashikimet e analistëve. Mes mbledhjeve të tre bankave qendrore, Banka e Japonisë po tërheq vëmendjen më të madhe, duke pasur parasysh se janë shtuar spekulimet për ndryshimin e politikës monetare.

Fed dhe BoE pritet t’i mbajnë të pandryshuara normat e interesit, kështu që, duke përjashtuar ndonjë surprizë, fokusi do të jetë i përqëndruar më shumë rreth mesazheve që do të komunikojnë politikëbërësit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat