Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2023, 16:30

Dalja e Shqipërisë nga lista gri, si përfitojnë pronat? - NAREA: Rritet shpejtësia në kryerjen e transaksioneve

Nga SCAN TV

Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave është konsideruar si një lajm shumë i rëndësishëm edhe për sektorin e pasurive të paluajtshëm në vend.

Përmes një deklarate për media, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) thekson se vendimi i Task Forcës për Veprime Financiare (FATF) për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo listë,  ndihmon mobilitetin dhe qëndrueshmërinë e tregut të pasurive të paluajtshme, duke rritur shpejtësinë e kryerjes së transaksioneve si dhe bërë vendin me tërheqës për investime të huaja cilësore në këtë fushë, gjithnjë në përputhje me legjislacionin parandalues të pastrimit të parave.

NAREA nënvizon gjithashtu se nëpërmjet këtij vlerësimi pozitiv, vijnë dhe incentivat për shëndoshjen e ekonomisë shqiptare përmes flukseve legjitime në sektorët e Real Estate dhe atë të Turizmit, duke rritur kështu ecurinë drejtë qëndrueshmërisë në këtë trend pozitiv të luftës ndaj pastrimit të parave.

“Sektori i Pasurive të Paluajtshme, së bashku me sektorë të tjerë, të lidhur mes tyre ngushtësisht, është thelbësor në ekonominë e Shqipërisë dhe do të vazhdojë të jetë promotor zhvillimi”, thuhet në deklaratë.

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) vë në dukje se ka  kontribuar në mënyrë aktive jo vetëm në funksion të vlerësimit pozitiv dhe daljes së vendit nga “Lista Gri”, por edhe më gjerë se kaq, duke përçuar në organet përkatëse shqetësimet e sektorit, vlerësimet e tregut, cënueshmëritë dhe pikat e forta të këtij sektori.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat