“Eurozonës i duhen rregulla të reja” / Ish-presidenti i BQE, Draghi: Sovraniteti duhet ndarë më mirë!

Në Eurozonë nevojiten “rregulla të reja dhe më shumë sovranitet i përbashkët”: Mario Draghi e pohoi këtë në një artikull në ‘Economist online’. Sipas tij, strategjitë që siguruan prosperitetin dhe sigurinë e Europës në të kaluarën, duke u mbështetur tek Amerika për sigurinë, Kina për eksportet dhe Rusia për energjinë, janë bërë të pamjaftueshme, të pasigurta apo të papranueshme. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane theksoi se për sa i përket politikat buxhetore ‘kthimi pasiv i rregullave të vjetra të pezulluara gjatë pandemisë do të ishte rezultati më i keq i mundshëm’.
Sipas Draghit, Europa tani duhet të përballet me një sërë sfidash mbikombëtare që do të kërkojnë investime të mëdha në afat të shkurtër, duke përfshirë mbrojtjen, tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin, duke shpjeguar se aktualisht Europa nuk ka një strategji për t'i financuar ato. Por as politikat kombëtare nuk mund të marrin rolin, pasi rregullat europiane për buxhetet dhe ndihmën shtetërore kufizojnë aftësinë e vendeve për të vepruar në mënyrë të pavarur.
Pra, sipas tij ekziston rreziku serioz që Europa të mos arrijë objektivat e saj klimatike, të mos garantojë sigurinë e kërkuar nga qytetarët e saj dhe të humbasë bazën e saj industriale në avantazh të rajoneve që vendosin më pak kufizime ndaj tyre. Për këtë arsye, thekson Draghi, kthimi pasiv te rregullat e vjetra fiskale, të pezulluara gjatë pandemisë, do të ishte rezultati më i keq i mundshëm.
Në veçanti, receta për ish-presidentin e BQE-së është kapërcimi i atyre rregullave buxhetore dhe të ndihmës shtetërore që kufizojnë aftësinë e vendeve individuale për të vepruar në mënyrë të pavarur. Ky nuk është rasti i asaj që po ndodh në SHBA, kujton Draghi, ku administrata e Biden po përafron shpenzimet federale dhe stimujt tatimorë me ndjekjen e qëllimeve kombëtare. Por thjesht zbutja e rregullave fiskale dhe të ndihmës shtetërore, duke lejuar shtetet anëtare të mbajnë mbi supe pjesën më të madhe të investimeve të nevojshme, do të ishte qasja e gabuar për Draghin.
Rruga kryesore - shkruan ish-kryeministri - është përkundrazi ripërcaktimi i kuadrit të politikave buxhetore të BE-së dhe proceseve vendimmarrëse. Prandaj rregulla të reja që janë strikte, për të garantuar financa të besueshme shtetërore në periudhë afatmesme, por edhe mjaft fleksibël, për të lejuar qeveritë të reagojnë ndaj goditjeve të papritura dhe më pas duhet transferuar më shumë fuqi shpenzuese në qendër. Në funksion të zgjerimeve të mëtejshme të BE-së në Ballkan dhe Ukrainë, Draghi bën apel që të shmanget përsëritja e gabimeve të së kaluarës, zgjerimi i periferisë pa forcuar qendrën.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Linjat ajrore europiane ulin çmimet e biletave - Bie fluksi i fluturimeve me përfundimin e sezonit turistik
Linjat ajrore në të gjithë Europën kanë filluar uljen e biletave pasi sezoni i pikut të udhëtimeve verore ia lë vendin muajve tradicionalisht më të ngadaltë me......

Ja ku i investon paratë Bill Gates - “Mishi i laboratorit është e ardhmja!”
Në podcastin "Unconfuse me", multimiliarderi Bill Gates foli sërish për atë që ai e quajti ndikimin e fshehur të mishit në mjedis. Ai beson se shumica e......

Si do “renditen” konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Formula/ Përveç energjisë elektrike, përfshihen edhe karburantet, drutë e mbetjet
Kategorizimi si konsumator i madh energjie nuk do përfshijë vetëm energjinë elektrike, por edhe burimet e tjera sikurse është benzina, nafta, drutë, mazuti,......

Korrik, bie ndjeshëm kredia e sektorit të ndërtimit - Fluksi i huave ishte 2.4 miliardë lekë në korrik, nga mbi 3 miliardë lekë në Qershor
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit, sektori i ndërtimit ka frenuar ndjeshëm huamarrjen në muajin korrik. Banka e Shqipërisë raporton se......

Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 - Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një......

Nga kapitali, te rreziku i kursit të këmbimit - Shtohen rregullat për bankat tregtare. Raportim periodik për pozicionet valutore
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” nga ana e bankave......

“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael,......

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......