Linjat ajrore europiane ulin çmimet e biletave - Bie fluksi i fluturimeve me përfundimin e sezonit turistik

Linjat ajrore në të gjithë Europën kanë filluar uljen e biletave pasi sezoni i pikut të udhëtimeve verore ia lë vendin muajve tradicionalisht më të ngadaltë me më pak rezervime. Në veçanti, kompania me tarifa të ulëta EasyJet njoftoi se po ofron 20% zbritje për fluturimet nga mesi i shtatorit deri në fund të marsit. British Airways ka nisur shitjet me cmime më të ulëta në fund të verës, në destinacione të shkurtra dhe të gjata për fluturime dhe paketa pushimesh. Transportuesit ajror përjetuan një verë veçanërisht aktive me kërkesa të larta pas pandemisë, megjithëse sa do të zgjasë kjo eufori këtë vit është më pak e qartë. Konsumatorët po përballen me një kosto më të lartë jetese pasi hipotekat, faturat e energjisë dhe cmimet e produkteve kryesore vazhdojnë të rriten.
Biletat e shtrenjta të linjave ajrore, së bashku me potencialin për ndërprerje të udhëtimit për shkak të grevave dhe çështjeve të kontrollit të trafikut ajror janë gjithashtu faktorë që mund të pengojnë udhëtimin ajror. Megjithatë, në një përpjekje për të rifituar udhëtarët, linjat ajrore po ulin tarifat. Ryanair ka njoftuar se do të prezantojë një listë të re cmimesh deri në fund të vitit për të mbushur vendet pasi konsumatorët bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm me shpenzimet. Gjithashtu transportuesi irlandez Aer Lingus njoftoi shitjet e biletave më të lira në shtator, ndërsa linja ajrore norvegjeze Norse Atlantic Airways ofron fluturime kthimi nga Londra në SHBA për vetëm 240 paund.
Në çdo rast, linjat ajrore ndërkombëtare po regjistrojnë fitime të konsiderueshme këtë vit. International Airlines Group, i cili përfshin Aer Lingus dhe British Airways, por edhe Iberia, njoftoi fitime rekord prej rreth 1.4 miliardë dollarë për gjysmën e parë të vitit. Ndërkohë, grupi Air France-KLM postoi të ardhura prej më shumë se 8 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, gati 1 miliard dollarë më shumë se një vit më parë, pavarësisht presioneve inflacioniste.
Dorina Kurtaj / SCAN

Ja ku i investon paratë Bill Gates - “Mishi i laboratorit është e ardhmja!”
Në podcastin "Unconfuse me", multimiliarderi Bill Gates foli sërish për atë që ai e quajti ndikimin e fshehur të mishit në mjedis. Ai beson se shumica e......

Si do “renditen” konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Formula/ Përveç energjisë elektrike, përfshihen edhe karburantet, drutë e mbetjet
Kategorizimi si konsumator i madh energjie nuk do përfshijë vetëm energjinë elektrike, por edhe burimet e tjera sikurse është benzina, nafta, drutë, mazuti,......

Korrik, bie ndjeshëm kredia e sektorit të ndërtimit - Fluksi i huave ishte 2.4 miliardë lekë në korrik, nga mbi 3 miliardë lekë në Qershor
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit, sektori i ndërtimit ka frenuar ndjeshëm huamarrjen në muajin korrik. Banka e Shqipërisë raporton se......

Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 - Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një......

Nga kapitali, te rreziku i kursit të këmbimit - Shtohen rregullat për bankat tregtare. Raportim periodik për pozicionet valutore
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” nga ana e bankave......

“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael,......

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......

Turizmi “lëvizi” konsumin - Shifrat masin performancën e tatimeve në Qershor-Korrik
Fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror ka bërë që ndjeshmëria të jetë e lartë në konsum, edhe pse nuk është reflektuar e gjitha në shifra. Duke......