Korrik, bie ndjeshëm kredia e sektorit të ndërtimit - Fluksi i huave ishte 2.4 miliardë lekë në korrik, nga mbi 3 miliardë lekë në Qershor

Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit, sektori i ndërtimit ka frenuar ndjeshëm huamarrjen në muajin korrik. Banka e Shqipërisë raporton se kredia për ndërtimin ra në 2.4 miliardë lekë në korrik, nga më shumë se 3 miliardë lekë në Qershor. Ndërkohë që në maj, flukset mujore të kredisë arritën në mbi 3.9 miliardë lekë. Muaji në të cilin ky sektor ka qenë më aktiv në kredimarrje ishte dhjetori i viti të shkuar, kur flukset mujore të kredisë për këtë sektor shkuan mbi 4.1 miliardë lekë, apo afërisht 40 milionë euro. Kredia në korrik është dukshëm më e ulët edhe krahasuar me korrikun e vitit të shkuar, kur sektori shënonte flukse mujore huamarrjeje prej mbi 3 miliardë lekësh.
Sektori i ndërtimit ka ndjekur në vija të trasha të njëjtin trend me sektorët e tjerë. Kredia për biznese është rritur mesatarisht me 5% në tremujorin e dytë, duke shfaqur ngadalësim të mëtejshëm me 0.4 pikë përqindje më pak se një tremujor më parë. Zhvillimet brenda segmenteve kryesore tregojnë që norma më të larta të rritjes së kredisë për likuiditete, të cilat kanë kompensuar disi ngadalësimin e mëtejshëm të kredisë për investime. Kështu, kredia për likuiditete u rrit mesatarisht me 6.8% krahasuar me 6.1% në tremujorin e parë. Ndërkohë, kredia për investime u rrit me 3.8% ose 1 pikë përqindje më pak se në tremujorin e parë.
Në total, financimi i bankave për sektorin privat u rrit mesatarisht me 8.1% gjatë tremujorit të dytë, normë kjo 0.6 pikë përqindje më poshtë se rritja vjetore e tremujorit të parë. Ky ngadalësim është vërejtur si te bizneset ashtu edhe te individët. Zhvillimet sipas monedhave tregojnë zhvillime në kahe të kundërta të kreditimit në lekë dhe asaj në valutë. Kështu, norma e rritjes së portofolit të kredisë në monedhën vendase u përshpejtua në 7.1% në muajin qershor, ose 3 pikë përqindje më shumë nga niveli më i ulët që shënoi në muajin shkurt.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 - Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një......

Nga kapitali, te rreziku i kursit të këmbimit - Shtohen rregullat për bankat tregtare. Raportim periodik për pozicionet valutore
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” nga ana e bankave......

“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael,......

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......

Turizmi “lëvizi” konsumin - Shifrat masin performancën e tatimeve në Qershor-Korrik
Fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror ka bërë që ndjeshmëria të jetë e lartë në konsum, edhe pse nuk është reflektuar e gjitha në shifra. Duke......

Afrika e Jugut pagoi dyfishin e çmimit të BE-së për vaksinat kundër COVID, zbulojnë kontratat e paredaktuara
Kontratat e papërpunuara të vaksinës COVID-19 midis disa kompanive farmaceutike dhe qeverisë së Afrikës së Jugut zbulojnë "ngacmim të dëmshëm......

Kina nis ndalimin e pjesshëm të iPhone – Kush nuk lejohet të përdor më pajisjet e Apple?
Qeveria kineze planifikon të zgjerojë ndalimin e përdorimit të iPhone-ve tek firmat dhe agjencitë shtetërore. Kina ka vendosur një ndalim për të ngrirë......

Mbretëria e Bashkuar sërish pjesë e Horizon Europe – I ribashkohet programit kërkimor të BE-së prej 95.5 miliardë eurosh
Mbretëria e Bashkuar do t'i bashkohet sërish Horizon Europe, programit 95.5 miliardë eurosh të kërkimit shkencor të Bashkimit Evropian, pas një mungese......