“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi perspektivën e zhvillimit të mëtjshëm të bashkëpunimit mes 2 vendeve.
"Nga të dhënat që më janë referuar nga institucionet shtetërore shqiptare rezulton se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona për vitin 2021 ishin 40 milionë euro, ndërkohë të realizuara për vitin 2022 kanë qenë 57 milionë euro. Për periudhën 6 mujore të 2023-it kemi arritur në 21 milionë euro dhe unë shpresoj që të tejkalojmë atë të vitit 2022, pasi kjo është sfida jonë. Numra më të rritur nga vitit në vit, punë të tjera të mbaruara nga viti në vit, rezultate të prekshme nga viti në vit".
Balluku bëri me dije se shumë shpejt do të firmoset një marrëveshje për të lehtësuar procedurat e të bërit biznes.
"Ne kemi arritur së bashku edhe në një rezultat të shkëlqyer për të pasur një ‘government-to-government agreement’ të cilën do ta firmosim në muajt në vazhdim, duke i hapur kështu dhe duke facilituar rrugën për të gjitha bizneset izraelite që duan të investojnë në Shqipëri dhe për të gjitha këto biznese shqiptare që duan të investojnë në Izrael".
Fushat ku aktualisht ka më shumë bashkëpunim janë bujqësia, energjia dhe inovacioni. Ndërkohë, që ka rritje të interesit nga bizneset izraelite edhe për fushën e infrastrukturës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......

Turizmi “lëvizi” konsumin - Shifrat masin performancën e tatimeve në Qershor-Korrik
Fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror ka bërë që ndjeshmëria të jetë e lartë në konsum, edhe pse nuk është reflektuar e gjitha në shifra. Duke......

Afrika e Jugut pagoi dyfishin e çmimit të BE-së për vaksinat kundër COVID, zbulojnë kontratat e paredaktuara
Kontratat e papërpunuara të vaksinës COVID-19 midis disa kompanive farmaceutike dhe qeverisë së Afrikës së Jugut zbulojnë "ngacmim të dëmshëm......

Kina nis ndalimin e pjesshëm të iPhone – Kush nuk lejohet të përdor më pajisjet e Apple?
Qeveria kineze planifikon të zgjerojë ndalimin e përdorimit të iPhone-ve tek firmat dhe agjencitë shtetërore. Kina ka vendosur një ndalim për të ngrirë......

Mbretëria e Bashkuar sërish pjesë e Horizon Europe – I ribashkohet programit kërkimor të BE-së prej 95.5 miliardë eurosh
Mbretëria e Bashkuar do t'i bashkohet sërish Horizon Europe, programit 95.5 miliardë eurosh të kërkimit shkencor të Bashkimit Evropian, pas një mungese......

Kursi i këmbimit – Monedhat kryesore qëndrojnë statike, bie paundi
Dollari amerikan ka nisur i pandryshuar gjatë ditës së sotme duke u blerë me 99.7 lekë dhe duke u shitur me 101 lekë. Monedha europiane gjithashtu ka qëndruar......

Bien ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike - Mesatarja arrin në 112 euro/mWh, efektet në financat shqiptare
Çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme në 8-mujorin e këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit që......

Sa verë shesim në tregjet e huaja? - Produkti “Made in Albania” po fiton terren jashtë kufijve
Vera shqiptare është një tjetër produkt që po gjen çdo ditë e më shumë terren në tregjet e huaja, kjo si rrjedhojë e investimeve që kanë bërë fabrikat dhe......